Pele në gjendje të rëndë shëndetësore? Vajza e legjendës tregon të vërtetën

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore? Vajza e legjendës tregon të vërtetën

Edson Arantes do Nascimento (Pele)

Edson Arantes do Nascimento, i njohur gjerësisht në botën e futbollit si Pele, është shtruar në spital në Brazil. Legjenda e futbollit prej 29 nëntorit qëndron në kujdesin e mjekëve në klinikën "Albert Einstein" në Sao Paolo, me aludimet që kanë qenë të shumta për gjendjen e tij. Pikat mbi "i" i kanë vendosur vajzat e legjendës së futbollit, që tregojnë se gjendja është e qëndrueshme dhe vizita në spital është për kontrollet rutinë. 82 vjeçari ka reaguar edhe vetë duke falenderuar dashamirësit për mesazhet në drejtim të tij.

"Përshëndetje miq. Mediat janë çmendur sërish…Babai im është në spital. Nuk ka urgjencë”, tha Kely, vajza e Pele.

Pele ka postuar një status falenderimi për mesazhet e marra dhe për nderimet që i janë bërë në Katar, gjatë Kupës së Botës. “Miq, jam në spital duke bërë vizitën time mujore. Është gjithmonë mirë të marrësh mesazhe pozitive. Faleminderit Katarit për këtë nderim dhe të gjithëve që më dërgojnë mesazhe”, ka shkruar tre herë kampioni i botës.

“Nuk më pëlqen të them se trajtimi i kancerit nuk po funksionon.  Po funksionon, qoftë edhe vetëm sepse ai është ende këtu me ne. Nuk ka pasur një shërim të plotë të kancerit të zorrës së trashë, por është shumë e padrejtë të thuhet se ai është nën kujdes intensiv. Më besoni se nuk është kështu. Kely ka marrë ngushëllime dhe ne jemi të lodhur nga kjo situatë. Ai nuk është në terapi intensive, është në një dhomë të zakonshme spitali dhe për këtë arsye nuk është në rrezik, por thjesht po trajtohet”, shpjegoi Flavia Nascimento, një nga vajzat e legjendës së futbollit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU