Legjenda e futbollit boteror Pele, është fotografuar në aeroportin e ndërkombëtar të Xhon Kenedi në New York, i ulur në një karrige me rrota.

Klasi i të gjitha kohërave në futboll, jepte autografe për admiruesit dhe perkrahësit e tij.
 
Pele po udhëtonte për të marrë pjesë në një eveniment në qytetin e Nju Jorkut me rastin e organizimit të “Fashion Eeek”.
 
Ylli botëror që ka shkëlqyer në të gjithë përballjet e futbollit brazilian dhe atij botëror ka fitur zemrat e shumë njerëzve në të gjithë globin.
 
Pele ka mbushur 76-vjeç, ndërsa largimi i tij nga futbolli ishte në vitin 1974, por jo përfundimtar, pasi u rikthye përsëri në fushëpër të luajtur me ekipin e Neë York Cosmos.
 
Në të gjithë aktivitetin e tij si futbollist klasi, ka shënuar 1281 gola në 2363 përballje në total.
 
Pele do vazhdojë të mbëtët personifikimi dhe mishërimi i të gjithë atyre që e duan dhe e ndjekin këtë sport të magjishëm.
 
pele

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com