Mijëra besimtarë kaluan mbrëmë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mbrëmjen e djeshme kulmoi pelegrinazhi i 13 të martave.
Riti nisi nga orët e mëngjesit të ditës së martë dhe kulmoi në mbrëmje duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme. Si çdo vit, në vendin e shenjë ishin mijëra besimtarë që kaluan natën.
Pelegrinët ishin thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Njerëzit ndezën qirinj dhe u lutën në tokën e mrekullive të mëdha që të shërohen nga sëmundjet e ndryshme dhe familjet e tyre të kenë mbarësi.
Për të garantuar sigurinë e qytetarëve, si dhe mbarëvajtjen e pelegrinazhit, Policia e Lezhës kishte marrë masa duke bllokuar lëvizjen dhe parkimin në disa rrugë, ndërsa nuk është shënuar asnjë incident.
Komente












Per fene islame nuk postoni kurre ju. Para dy netesh ishte Nata e Kadrit
PërgjigjuPublikojnë si nuk publikojnë? Publikojnë shndërrimin e sheshit Skënderbej, në Mekë!