Peleshi: Brenda 100 ditëve nuk
do të ketë më therje në rrugë

Peleshi: Brenda 100 ditëve nuk<br />do të ketë më therje në rrugë
Pas Ramës në prezantimin e drejtorit të ri të AKU, ka folur edhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.
 
Ai ka deklaruar se brenda 100 ditëve do të mbyllen të gjitha thertoret e paligjshme, ndërsa kontrolli do të jetë i imtësishëm.
 
"Në rast se zbulohet një falsifikim apo thertore e paautorizuar, do shkojmë dhe do ti gjejmë kush është burimi dhe do të ketë ndëshkim.
 
Therjet në rrugë që janë mesjetare do të mbyllen me urgjencë brenda planit tonë 100 ditor.  Ne do të propozojmë që për thertoret që ju duhet pak më shumë investim do të mbështeten dhe nga shteti.
 
Nuk do të ketë vetëm ndëshkim por edhe mbështetje. Jam i bindur që vitin që vjen gjithcka do të kthehet përmbys, do të kemi më shume financime sesa kapacitete.
 
Kjo nuk është fushatë që mbasi mbaron lulëzojnë përsëri thertoret. Gjysmën e thertores e kontrollon AKU gjysmën bashkia, ne do ta ndryshojmë, veterinerët do të merren me kafshët dhe shëndetin por jo me inspektimin”
deklaroi Peleshi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve