Numri dy i qeverisë vuri në dukje se shumë projekte të nisura nga vendorët kanë qenë të një cilësie të dobët, përvec faktit se shumë shpesh ato kanë mbetur të papërfunduara. Mbi këtë çështje Peleshi u shpreh se në bashkëpunim me një firmë ndërkombëtare projektet do të financohen dhe mbështeten që në fillim nga Fondi i Zhvillimit.
Zëvendës kryeministri deklaroi se fondi zhvillimit të rajoneve trashëgoi nga qeveria shkuar një borxh prej rreth 77 mln dollarësh, teksa qeveria është përpjekur që të paguajë këto borxhe dhe deri më tani ka likuiduar deri në masën 50%.
Një tjetër program do të jetë ai i Shqipërisë dixhitale, ku pritet të jepet një fond prej 25mln dollarësh.
Në përfundim zëvendës kyeministri Peleshi nënvizoi se sfidë mbetet tashmë me futjen në praktikë dhe të reformës administrativo territoriale, krijimi i planeve zhvilluese për bashkitë e vendit.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)