Peleshi: Gjermania partner ynë i
rëndësishëm në ekonomi e politikë

Peleshi: Gjermania partner ynë i<br />rëndësishëm në ekonomi e politikë
Zëvendëskryeminstri Niko Peleshi ka pritur ditën sotme delegacionin e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë të kryesuar nga Z. Schattschneider, pranë ambjeteve të Kryeministrisë.

Në kuadrin e bisedimeve për bashkëpunim dhe zhvillim zëvendëskryeministri Peleshi e ka vlerësuar rolin e qeverisë gjermane si një nga partnerët më të qëndrueshmë dhe më straket si në nivelin ekonomik ashtu edhe në politik. Sipas tij këto bisedime përbëjnë një moment kyç për ta çuar vendin përpara dhe për ta rritur dimensionin e këtij bashkëpunimi edhe dyvjeçarin e ardhshëm.

Peleshi  nuk la pa përmendur as rëndësinë që ka  procesi i Berlinit  iniciuar nga Kancelarja Merkel për zhvillmin e përbashkët energjitik si dhe duke vënë theksin në projekte të rëndësishme të infrastrukturës rajonale si për shembull linja e interkonjeksionit me Maqedoninë, një investim me vlerë prej 64 milion Euro.

Gjithashtu ai trajtoi edhe projektin e Landfill në Vlorë i cili sipas tij do të përmisojë ndjeshëm trajtmin e mbetjeve në zonën bregdetare në jug të vendit. Kjo gjë do të ndikojë ndjeshëm në rritjën e protencialit të turizmit.
Ky bashkëpunim shpreh nxitjen e investimeve në sektorët stategjik si zhvillimi ekonomik,turizmit, bujqësisë,transportit dhe infrastrukturës si dhe në nxitjen e trajtimit profesional.

Ndërsa kreu i organizatës Z. Schattschneider  u shpreh se “Pas miratimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015 – 2010 javën e shkuar nga Qeveria Shqiptare, është kënaqësi për ne të mund të diskutojmë rreth riorientimit strategjik të përshtatshëm të bashkëpunimit gjermano-shqiptar. Ne kemi dëshirën të gjejmë rrugë, përmes të cilave të përshpejtojmë edhe më shumë përmbylljen e programeve tona të përbashkëta.Nëse sot biem dakord për një udhërrëfyes, të cilin të gjithë pjemarrësit do ta çojnë përpara me angazhimin e tyre, atëherë që pas 6-8 javësh do të mund të vendosim rreth projektesh të tjera zhvillimore mes Gjermanisë dhe Shqipërisë” ka përfunduar ai.

Këto bisedime zhvillohen çdo dy vjet dhe kanë në fokus bashkëpunimin e dy vendeve në zhvillimin e fushave të ndryshme të ekonomisë. Gjatë gjithë kontributit  gjerman prej 25 vjetësh, Shqipëria ka arritur vlerën deri në 1 miliard euro, duke e bërë në këtë mënyrë Gjeraminë partnerin tonë më të madh bilateral.

Redaksia online
(A.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi