Në një deklaratë për mediat nga Kryeministria, numri dy i qeverisë, paraqiti rezultatet e muajit të parë të punës së strukturës së Task-Forcës për Energjinë. Sipas tij, “edhe pse puna e kësaj Task-Force, ende nuk është në lartësinë e premtuar, arkëtimet për janarin janë rreth 10 milion dollarë më tepër krahasuar me janarin e 2013-ës, çka tregon sa e madhe është rezerva që CEZ shpërndarje ka për të vjelë tek debitorët dhe abuzuesit”.
Duke iu referuar shifrave të nivelit të humbjeve të energjisë në rrjet për vitin 2013, Peleshi tha se ato janë tronditëse. “Shifra e CEZ-Shpërndarjes për humbjet e energjisë gjatë 2013-ës, është e barabartë me 200 milion dollarë ose 70% e fuqisë së kaskadës së Drinit”, bëri të ditur zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)