Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe roli i komuniteteve në të dy vendet ishin në qendër të një takimi mes Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe ambasadores së Greqisë në Shqipëri, Lamprini Komini.
Peleshi theksoi se Greqia mbetet një partner strategjik për Shqipërinë, si në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, ashtu edhe në mbështetjen për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Greqia është një vend fqinj, mik i Shqipërisë. Ajo është partnerja jonë në NATO dhe një mbështetëse e vendosur e anëtarësimit tonë në BE”, tha ai gjatë takimit.
Sipas Peleshit, lidhjet mes dy vendeve nuk janë vetëm politike. Ai theksoi se emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të forta miqësie dhe bashkëpunimi mes dy popujve.
“Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri përbëjnë ura të sigurta miqësie e bashkëpunimi për të sotmen dhe të nesërmen e dy vendeve tona”, u shpreh Peleshi.
Komente











o Niko, po ju harroni gjithmone minoritetin shqiptare ne greqi! nuk ka vetem emigrante shqiptare ne greqi po dhe minoritet ! filloni perdorni fjalet ne menyren e duhur.
Përgjigju