Shqipëria u vlerësua si një shembull i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, gjatë takimit që kryetari i Kuvendit Niko Peleshi pati me përfaqësuesit e Urdhrit Sovran të Maltës në Tiranë. Delegacioni udhëhiqej nga Princi dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit, Fra’ John Dunlap. Fokusi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes palëve.
Në këtë aspekt, Peleshi vlerësoi mbështetjen që Urdhri i Maltës ka dhënë në Shqipëri, sidomos në fusha si shëndetësia, arsimi, ndihma sociale dhe përballimi i emergjencave.
Gjatë bisedës u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë si arsimi, kultura dhe programet humanitare, me synimin për të rritur kontributin e përbashkët.
Peleshi theksoi se harmonia ndërfetare është një vlerë e trashëguar në Shqipëri dhe një element i rëndësishëm për stabilitetin, ndërsa solli në vëmendje edhe figurën e Nënë Terezës si simbol të këtyre vlerave.
Palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, përfshirë edhe zgjerimin e aktivitetit të Malteser International në Shqipëri.
Në takim u përmend edhe marrëveshja e firmosur në shkurt mes Urdhrit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, që lidhet me mbrojtjen civile dhe mjekësinë ushtarake, si dhe bashkëpunimi në menaxhimin e emergjencave dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.
Në fund, Peleshi theksoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon dhe mbështetjen për rrugën e vendit drejt Bashkimit Europian.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.7%
-
Të gabuar
37.7%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 2668
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vizita e Princit të Maltës në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj
19 Mars, 10:14
-
Ministri Hoxha takohet me studentët e Universitetit Carlos III të Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane
19 Mars, 09:36
-
Vizita në Gjermani/ PD: Kuvendi na përjashtoi qëllimisht nga delegacioni! Peleshi: Opozita nuk është vetëm Partia Demokratike
19 Mars, 09:13
-
Thoma Gëllçi: Problemi nuk është iftari, por liria e medias
18 Mars, 19:35
-
Ministri Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
18 Mars, 10:08
-
Heqja e masave të BE ndaj Kosovës, ministri Hoxha: Hap i vonuar, rikonfirmon përkushtimin e saj ndaj vlerave europiane
18 Mars, 07:57
-
Begaj shtron iftar për gazetarët dhe punonjësit e mediave: Le të jetë e vërteta ajo që na udhëheq dhe mirësia ajo që na bashkon!
17 Mars, 20:57
-
Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë, pritet nga ministri i Jashtëm Albares: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme
17 Mars, 17:21
-
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, Haxhinasto: E përshëndesim, por duheshin respektuar procedurat! Andoni: Më parë të miratohej Rezolutë për Gazën
17 Mars, 16:33
-
PD lajmëroi bojkotin e seancës plenare nesër, Balla: S'ka agjendë personale, do votohet rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet sponsor i terrorizmit
16 Mars, 18:41
-
AMF e Konkurrenca pa rezoluta, Kuvendi anashkaloi votimin: Mungonin titullarët! Braçe për Report Tv: E papranueshme, sigurimet monopol
16 Mars, 17:04
-
Kuvendi shpall nesër Iranin shtet sponsor të terrorizmit, PD s’merr pjesë: Seanca, axhendë personale e Ramës! PS: Reflektoni, rezolutë urgjente
16 Mars, 16:40