Pellegatta, në Tiranë për librin
“Agimi në zbulim të Shqipërisë”

Pellegatta, në Tiranë për librin<br />“Agimi në zbulim të Shqipërisë”
TIRANË - Gjatë panairit që pritet të mbyllet të dielën, kanë marrë pjesë edhe disa autorë të huaj. Njëri prej tyre është Alessandro Pellegatta, ardhja e të cilit është mundësuar nga Instituti Italian i Kulturës. Ai prezantohet me librin “Agimi në zbulim të Shqipërisë” dhe për kameran e A1Report, zbulon ndjesitë që ka përjetuar gjatë qëndrimit në Shqipërisë.

"Jam shumë i lumtur që marr pjesë na panairin e librit. Në këtë vend kam zbuluar një pjesë të kulturës time, të rrënjëve të mia. Dua të them se Shqiperia me ka bere pershtypje, qoftë për anën kulturore, ashtu edhe për bujarinë e këtij populli", thotë Pellegatta.

Ai ka rrefyer se gjatë udhëtimit tim drejt Shqipërisë, ka zbuluar mitet që ekzistojnë këtu, ka zbuluar anën italiane të luftës së partizanve dhe në njëfarë mënyrë ka jetuar momente të rëndësishme e personale të familjes time. "Ka ardhur koha që kultura të triumfojë si vlerë ndaj antivlerave".

"Shoh me mjaft kënaqësi që në këtë panair vijnë mjaft njerëz që e duan librin, që duan të komunikojnë. Falënderoj Institutin Italian të Kulturës që më ftoi dhe shpresoj të kem edhe raste të tjera për të folur për Shqipërinë dhe shpresoj në thellimin e lidhjeve mes hjet me popullit italian dhe atij shqiptar", shton autori.

Alessandro shprehet se do të kishte mjaft dëshirë që të rivinte në Shqipëri, sa herë t’i jepej mundësia. Në panairi janë prezantuar edhe autorë të tjerë të huaj, si dhe shqiptarë që jetojnë në trojet jashtë kufijve të vendit tonë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë