Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, tha se është i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren kundër Manchester Unitedit.

Kampionët e Anglisë të dielën mundën 'Djajtë e Kuq' me rezultat 1-0, në "Etihad Stadion", në kuadër të Premier League-s.Tekniku kilian u shpreh se ndeshjet derbi gjithmonë janë të veçanta.

Sipas tij, Manchester City e ka merituar fitoren.

"Ndeshjet derbi gjithmonë janë të veçanta, edhe kundër Manchester Unitedit ishte e tillë. Ne kemi punuar shumë dhe vërtetë kemi luajtur mirë", ka thënë Pellegrini.
"Ndoshta ne tani kemi filluar të luajmë ashtu siç duhet në kampionat. Askush nuk e di si do të përfundojë sezoni, por natyrisht ne do të përpiqemi për ta mbrojtur titullin", tha ai./KosovaPress/