Pëllumb Gjoka mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit 

Pëllumb Gjoka mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit 

Pëllumb Gjoka

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit Pëllumb Gjoka për revokim të masës së sigurisë. Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici. 

Gjoka kundërshtonte vendimin e Apelit të Posaçëm për lënien në fuqi të masës “arrest në burg”. 

Trupi gjykues vendosi “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Pëllumb Gjoka, kundër vendimit nr. 30 (87-2023-45), datë 15.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin te Organizuar

Gjoka akuzohet për vrasjen në bashkëpunim të Gjin Ndoj, ngjarje në muajin gusht të vitit 2020 në Shkodër. Përveç kësaj ngjarje, biznesmeni akuzohet se bashkë me persona të tjerë, ka siguruar kushtet për të vrarë ish policin e burgjeve Kleanth Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin.

Prokuroria e Posaçme deri më tani i ka komunikuar akuzat biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish shefit të operacionales Oltion Bistri, ndërkohë që pjesë e kesaj dosje, Metamorfozës, është edhe ish zyrtari i Policisë Ardit Hasanbegaj. Për personat ende në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj, SPAK ka veçuar çështjen.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Surpriza e Evropianit, sonte Gjeorgjia përballet me makthin e Spanjës! Në çerekfinale i pret Gjermania

Surpriza e Evropianit, sonte Gjeorgjia përballet me makthin e Spanjës! Në çerekfinale i pret Gjermania