Pëllumb Kulla e Leka Bungo
sukses në Fier me dramën satirike

Pëllumb Kulla e Leka Bungo<br />sukses në Fier me dramën satirike
FIER - "Shshsht, fol me zë të ulët", kështu titullohej drama satirike e autorit Pëllumb Kulla , i vlerësuar si "Mjeshtër i Madh", e cila u dha mbrëmjen e ditës së mërkurë në skenën e teatrit "Bylis", në Fier, nën regjinë e Leka Bungos,"Mjeshtri i Madh”. Krahas aktorëve të trupës të Fierit, në shfaqjen premierë ishin edhe ikona të skenës dhe ekranit shqiptar si; Robert Ndrenika dhe Viktor Zhusti.

Loja e bukur, mjeshtëria artistike e aktorëve, ngrohtësia dhe komunikimi skenik, i harmonizuar dhe shkrirë me fabulën e autorit, i dha ngjyra më emocionante shfaqjes, duke e mbërthyer publikun artdashës për më shumë se 90 minuta. Drama trajton një temë sa të vjetër, aq dhe aktuale, bashkëshoqëruese dhe bashkëjetuese, jo vetëm të realitetit shqiptar, por të krejt shoqërisë njerëzore.

Dueli i përhershëm mes së keqes dhe së mirës, mes intrigës dhe së vërtetës, duket se nuk do të zhduket kurrë. Ligësia nuk zhduket. E maskuar me veshje të ndryshme në aparencë, ajo bëhet edhe më vrasëse për shoqërinë. Drejtësia dhe sinqeriteti janë përherë nën goditjen e dallgëve të ashpra.

Në fokusin kryesor të dramës është emërimi i një ambasadori të ri shqiptar, i cili beson te idealet, drejtësia dhe e vërteta, por që do të zhgënjehej shumë shpejt. As ndershmëria, as diploma dhe as titujt shkencor nuk e shpëtuan dot këtë diplomat nga “rrjeta" e intrigave, e instaluar që prej rregjimit komunist në ambasadën ku dikur ai u emërua.

Përpjekjet e tij për të ndryshuar gjithçka, në sensin pozitiv nuk ndryshuan asgjë, veç e zhgënjyen dhe i hapën sytë përpara realitetit të përditshëm, ku ai mbeti viktimë e intrigave të zv/ambasadorit dhe rrjetit të tij, të cilët përdorën të gjithë skenarët, deri sa e pezulluan nga detyra.

"Duhet mësuar gjuha e ligësisë. Duhet mësuar jo për ta përdorur, por për t'ju ruajtur ligësisë së kësaj bote të ndyrë", shprehet në takimin e lamtumirës me stafin e ambasadës para largimit nga detyra personazhi i dramës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset