Xhufi ‘ngre alarmin’: Pa studiues për gjuhët e vjetra! Të huajt, lënë mënjanë fakte historike për shqiptarët! Ka ndodhur dhe për Skënderbeun, rasti i grekut Mercios

Një homazh për ata që luftuan ndaj territ të Mesjetës, e u thelluan në studime që cekën deri shekullin IV-ërt. Akademiku Pëllumb Xhufi gjatë diskutimit shkencor, “Mesjeta arbërore për shekujt XI-XIV”, solli në vëmendje sesi gjatë izolimit komunist, një grup shkencëtarësh të diplomuar jashtë hodhën themelet e historiografisë shqiptare.

“Dua ta filloj me profesor Aleks Budën , i cili ka një rol të jashtëzakonshëm në rolin e shkollës historiografike shqiptare. Janë studiues që kanë punuar në kushte të jashtëzakonshme, e që kanë bërë një punë të madhe. Pasi më herët, kishte studiues që punon individualisht, por jo shkollë të mirëfilltë historiografie... Në atë periudhë u mblodhën studiues të diplomuar jashtë në Perëndim, apo Orient, kishte njohës të osmanishtes, sllavishtes gjuhës helene etj.”, u shpreh ndër të tjera akademiku Pëllumb Xhufi.

Në veprimtarinë e Akademisë së Shkencave, historiani ceku disa nga sfidat e zbulimit të dokumentacionit të ri, që shoqëruan periudhën e post diktaturës e sot kërkojnë reagim emergjent, siç është mungesa e studiuesve të gjuhëve të vjetra.

“Ne kemi probleme me latinishten, me greqishten e vjetër, me osmanishten dhe me sllavishten e vjetër, për të cilën as Kosova as Shqipëria nuk është kujdesur të përgatisë studiues”, shton historiani.

Akademiku u ndal edhe tek dokumentet voluminoze jashtë kufijve, që mbeten ende për t’u studiuar e për tu bërë pjesë e arkivës vendase. Kujton këtu punën kërkimore të tijën në Arkivin e Venedikut, ku vetëm në një fond ka hasur mijëra dokumente për Mesjetën.

“Vetëm në fondin ‘Senatomar’, kam hasur 2500 dosje nga të cilat unë kam përpunuar vetëm 110”, thotë Xhufi.

Po ashtu historiani, theksoi se studiuesit vendas, nuk mund t’i marrin të mirëqena botimet e huaja, të cilat anashkalojnë shumë fakte rreth kësaj periudhe, e historisë shqiptare në tërësi.

“Kjo ka ndodhur edhe Skënderbeun, ndonëse nga Mesjeta është periudha që është rrahur më mirë dhe është botuar më shumë. Aty ka dokumente të lëna mënjanë, të cilat janë fantastike”, shprehet më tej ai.

Studiuesi i njohur grek Kostandin Mercios, që në botimin e tij në greqisht, për Historinë Mesjetare të Epirit, ka tjetërsuar përmbajtjen e dokumenteve origjinalë të Venedikut, sa i përket shqiptarëve të përmendur, është vetëm një nga rastet që Xhufi solli në vëmendje. Dokumentin origjinal që fakton se Ahmeti, pronari fshatit Haja, ishte shqiptar, historiani e prezantoi gjatë diskutimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro