Pemët, biçikletat dhe ditët pa makina, Kombet e Bashkuara vlerëson Veliajn si model suksesi

Me rastin e ditës së qyteteve, Kombet e Bashkuara ka vlerësuar nismat e kryebashkiakut Veliaj si model suksesi. Ajo ka publikuar në faqen e saj zyrtare edhe një mesazh të kryebashkiakut Veliaj drejtuar qytetarëve dhe kryebashkiakëve në gjithë botën. Veliaj nënvizon se sfida është për t’i bërë qytetet për njerëzit duke ofruar më shumë gjelbërim e më shumë shkolla.    

“Unë jam Erion Veliaj, kreybashkiaku i Tiranës, Shqipëri. Një qytet me 1 milion banorë, që ne po përpiqemi ta bëjmë të ndihet si një familje me 4 persona. Problemi më i madh? Shumë pak hapësirë, për kaq shumë njerëz. Si u japim të rinjve, përdoruesve të biçikletave (çiklistëve), përdoruesve të autobusëve, këmbësorëve të njëjtën hapësirë, përderisa ata paguajnë po aq taksa sa edhe shoferët? Ne jemi kryeqyteti me moshën më të re në Europë, ndaj ne duhet të vazhdojmë ndërtimin e shkollave. Por a mundemi t’i bëjmë këto shkolla të gjelbra, a mund t’i bëjmë të qëndrueshme (rezistente), mund të mësojmë nga fillimet e hershme, si t’i japim biçikletës, si të bëhemi qytetarë të mirë, më tepër sesa të bëhemi nxënës të mirë dhe studentë të mirë?”, thotë Veliaj.

Duke theksuar nevojën për një sens të përbashkët me qëllim krijimin e një qyteti më të mirë, Veliaj bën thirrje që të gjithë të lënë automjetet e tyre dhe të ecin më shumë e të kontribuojnë për të mbjellë më shumë pemë

“Ndaj thirrje ime për aksionin është: Ec dhe pedalo më shumë, ngit makinën më pak, mbill më shumë pemë, mos përdor objekte që nuk mund të riciklohen, le të shkojmë drejt teknologjisë elektrike, që është një mundësi qoftë edhe për vendet e varfra dhe vendet në zhvillim, unë mendoj që nevojitet edhe më shumë sens i përbashkët, për një të mirë të përbashkët në qytete”, deklaroi Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë