Pëmet, tre të dehur rrahin dy vetë
thyejnë dhe xhamat e komisariatit

Pëmet, tre të dehur rrahin dy vetë<br />thyejnë dhe xhamat e komisariatit
PËRMET - Janë arrestuar sot në flagrancë tre vetë, pasi në gjendje të dehur kanë goditur me shkelma dhe grushte në fytyrë dy punonjës të organizatës joqeveritare CEZVI.

Ngjarja ka ndodhur në Përmet teksa agresorët: Besmir Teme, Julian Gaqe, Ervin Xhavara kanë dhunuar Xh.P., 35 vjeç nga Piaçenza (Itali) dhe J.J., 25 vjeç, nga Përmeti, duke u shkaktuar atyre dëmtime në trup.

Kur ka ndërhyrë patrulla e policisë, tre personat kanë kundërshtuar edhe policinë. Pasi janë shoqëruar për në komisariat kanë thyer edhe xhamat e dritares së komisariatit.

Arrestimi është bërë për goditje për shkak të detyrës dhe në kundërshtim të punonjësve të policisë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut

Ushtria izraelite: Një marinar i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi i Hezbollahut