'PEN Amerika' deklaratë Nobelit: Të zhgënjyer që çmimi iu dha mbështetësit të genocidit serb Handke

'PEN Amerika' deklaratë Nobelit: Të zhgënjyer që çmimi iu dha mbështetësit të genocidit serb Handke

Fituesi i çmimit Nobel per Letërsi, Peter Handke

"Organizata e pavarur botërore Pen Amerika" ka  reaguar  përmes një deklarate se është shumë e zhgënjyer për zgjedhjen e Peter Handke për Nomimin Nobel në Letërsi 2019.

 Vetë themeluesi dhe presidenti i "PEN America", Jennifer Egan është shprehur se janë të dëshpëruar që Nobeli është bërë mbështetës publik i mohimit të së vërtetës historike dhe genocidit si mbështetës i Millosheviçit.

Deklarata e plotë: "Jemi zhgënjyer  për zgjedhjen e Peter Handke për Nomimin Nobel në Letërsi 2019,  një shkrimtar që ka përdorur zërin e tij publik për të deformuar të vërtetën historike duke u bërë një ndihmës publik ndaj autorëve të gjenocidit.

 PEN America lëshon deklaratën e mëposhtme nga autori dhe Presidenti i PEN America Jennifer Egan, në përgjigje të zgjedhjes së Peter Handke për Crmimin Nobel në Letërsi për vitin 2019.

 Ne e pranojmë që këto vendime janë subjektive dhe se kriteret nuk janë uniforme. Sidoqoftë, shpallja e sotme e Nomimit Nobel në Letërsi për Peter Handke qëllon të jetë një përjashtim.  

Jemi deshpëruar  nga përzgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të nënvizuar të vërtetën historike dhe duke u bërë ndihmës publik për autorët e gjenocidit, si ish Presidenti serb Slobodan Miloseviç dhe udhëheqësi serb i Bosnjës, Radovan Karadziç.

PEN America është angazhuar që me marrjen e Kartës PEN të vitit 1948 për të luftuar botimeve qe synojnë gënjeshtrat e qëllimshme dhe shtrembërimin e fakteve. Karta jonë më tej na angazhon që të punojmë për të 'shuar' të gjitha urrejtjet dhe për të mbrojtur idealin e një njerëzimi që jeton në paqe dhe barazi.

Ne hedhim poshtë vendimin që një shkrimtar që ka dyshuar vazhdimisht në dokumentet e krimeve të luftës, ta meritojë të nderohet  për zgjuarsinë gjuhësore të tij.

Në një situatë  të nacionalizmit në rritje, udhëheqjes autokratike dhe dezinformimit të gjerë në të gjithë botën, bashkësia letrare meriton vlera më të mira.  Na vjen shumë keq  për këtë zgjedhje të Komitetit Nobel për Letërsinë.

PEN America i përmbahet harmonizimit të  letërsisë me të drejtat e njeriut për të mbrojtur lirinë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Ne e mbrojmë lirinë e të shkruarit duke njohur fuqinë e fjalës për të transformuar botën. Misioni ynë është të bashkojmë shkrimtarët dhe aleatët e tyre për të manifestuat frymën krijuese dhe mbrojtjen e lirive që bëhen të mundura prej letërsisë."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik