Penallti, autogola dhe polemika, por derbi Milan-Inter mbyllet pa fitues! Pioli: Jemi aq të fortë sa zikaltërit

Gola, spektakël dhe episode të kontestueshme ka prodhuar derbi i Madoninës mes Milanit dhe Interit, por në fund 90 minutat janë mbyllur me rezultatin 1-1. Një barazim që më së shumti i shkon për shtat ‘djallit’që vijon të udhëheqë Seria A së bashku me Napolin, por që ruan diferencën me 7 pikë me Interin.

Në San Siro-n e mbushur me 57 mijë tifozë goli i parë erdhi në minutën e 11 nga Calhanoglu që ekzekutoi saktë një penallti të fituar po vetë. Episodi padiskutim që ngjalli vërshëllima te tifozët për shkak të festës së turkut, që deri sezonin e kaluar ishte pjesë e Milanit dhe iku me paramtra zero te rivalët. Gjithsesi avantazhi i skluadrës së Piolit nuk zgjati shumë, pasi ‘djalli’ barazoi falë një autogoli të De Vraj.

10 minuta më pas Interi shpërdoroi mundësinë e artë për t’u rikthyer në avantazh, por këtë herë Tatarusanu priti penalltinë e Lautaro Martinez. Në fund trajneri i Milanit Pioli largohet i kënaqur nga fusha, duke deklaruar se ‘Inter është i fortë, por edhe ne jemi të fortë’. Pavarësisht se mori një pikë Milan ruan kreun, pasi Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Veronës. Kjo e fundit e mbylli ndeshjen me dy kartona të kuq.

Ndërkohë në Premier League Liverpool bëri një hap fals kundër Ëest Ham, pasi këta të fundit mposhtën 3-2 ekipin e Jurgen Kloop. Kjo disfatë i pozicionin të kuqtë në vendin e katërt në renditje, 4 pikë më pak se Chelsea kryesues që gjithashtu këtë javë nuk mori më shumë se 1 pikë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën