Dhunuan arbitrin, prangoset presidenti i Kamzës me 2 zyrtarë, 4 në kërkim, FSHF: Policia s'bëri detyrën (VIDEO)

Vijon dhuna në futbollin shqiptar. Arbitri i ndeshjes Kamza-Laçi, Eldorian Hamiti është goditur nga tifozët e ekipit vendas, pasi akordoi një penallti në minutën e fundit të kohës shtesë, e cila u kthye në gol nga miqtë duke u mohuar fitoren. Ishte minuta e 95 dhe Kamza ishte shumë pranë një fitoreje shumë të rëndësishme, pasi lufton për mbijetesën, por arbitri vërshëlleu për penallti në favor të Laçit pas për një faulli të dyshimtë të portierit Ilir Avdyli  kundër njërit prej lojtarëve të ekipit mik. Penalltia u shndërrua në gol nga Najdenov duke barazuar rrjetën e Plakut.

Penalltia shkaktoi reagime të forta te tifozët e ekipit të Kamzës, të cilët hynë në fushën e lojës duke goditur arbitrin e takimit, Eldorian Hamiti. Policia arrestoi katër persona, Presidentin e ekipit të Kamzës Naim Qarri, dy zyrtarë të klubit, drejtorin sportiv Andi Matraxhiu e Shefin e Klubit Albert Bana dhe një tifoz. Ndërkohë që katër persona të tjerë, tifozë të Kamzës janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit dhe personat në kërkim akuzohen sipas policisë për goditje ndaj arbitrit dhe prishje të qetësisë publike. Gjithashtu janë shoqëruar edhe 14 persona të tjerë për rastin në fjalë.

Për mbarëvajtjen e ndeshjes përgjigjet ekipi që organizon ndeshjen me polici private, por në momentin që situata u agravua ndërhyri policia e shtetit duke marrë në mbrojtje gjyqtarët nga fusha për në dhomat e zhveshjes. Sipas ligjit Policia e Shtetit futet në stadium vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me situata të agravuara. Ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar dhunën dhe ka fajësuar Policinë e Shtetit që sipas qeverisë së futbollit shqiptar nuk bëri detyrën, por policia e Tiranës i kujtoi ligjin. 

Gjithashtu FSHF bërë edhe një tjetër akuzë për institucionet, që sipas saj nuk kanë 'nxjerrë përpara drejtësisë autorët e skenave të dhunës në stadiumet shqiptare'. Reagimi i FSHF-së mbyllet me një kërkesë për Komisionin e Disiplinës që ta dënojë ekstremisht Kamzën. Kamza ndodhet në vendin e fundit me 17 pikë në renditje, ndërsa  tani rrezikon edhe përjashtimin nga gara. Ngjarja e sotme vjen një javë pas incidentit në “Selman Stërmasi” ku në ndeshjen Partizani-Flamurtari u godit nga tifozët e kuq fotografi i klubit vlonjat.

Tifozët dhunojnë albitrin e ndeshjes

 

Goditja e penalltisë

 

Dhënia e penalltisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
Dhuna/ Shoqata e Arbitrave: Policia po shkatërron futbollin, partnere me krimin

Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit ka dënuar dhunën ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti, ndërsa lëshon akuza të forta dhe të ashpra ndaj Policisë së Shtetit. Sipas Bashkimit të Arbitrave Shqiptar të Futbollit 'veprimet e policisë së shtetit të bëjnë të mendosh se policia bëhet partnere me krimin'. Ata theksojnë se 'e gjitha kjo ndodh ndërkohë që policia është e gatshme të jetë kudo për interesa klienteliste'. Madje ky organizëm shkon akoma më larg, ku akuzon se 'duket sikur me dashje policia kërkon ta shkatërrojë futbollin në Shqipëri'. Reagimi mbyllet me thirrjen që policia të rikthehet urgjentisht në stadiume për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda.

Reagimi i plotë
Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti në ndeshjen Kamza-Laçi, dhunë e cila është e përsëritur dhe vjen si rrjedhojë e veprimeve dhe mos veprimeve nga Policia e Shtetit në stadiumet e Shqipërisë. Për fat të keq, ne vëmë re në mënyrë të përsëritur se nuk ka anjë reagim ligjor nga asnjë organ qe merret me rendin në Shqipëri, aq sa kjo të bën të mendosh se Policia bëhet parntere me krimin. Ngjarjet e javës së parë në Korçë ishin të rënda. Nuk u shoqërua askush. Javën e kaluar në ndeshjen Partizani -Flamurtari u dhunua zyrtari klubit Flamurtari në sy të gjithë opinionit publik. Përsëri heshtje. Po e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kamëz ku u godit gjyqtari ndeshjes. Të duket sikur Policia e Shtetit është kthyer në Polici private. Pas derbit pamë forcat speciale që bënin shoë në stadium, ndërkohë që kushdo hynte në fushën e lojës pa anjë leje dhe pa u ndëshkuar e shoqëruar. Kjo është bërë realisht e frikshme, ndërsa të pandëshkuarit nga ligji bëjnë çfarë duan dhe nuk ndëshkohen. E gjitha kjo ndodh ndërkohë që policia është e gatshme të jetë kudo për interesa klienteliste. Ajo mungon vetëm kur duhet dhe kur kërcënohet jeta e gjyqtareve apo e protagonistëve të tjerë të lojës së futbollit. Duket sikur me dashje ajo kërkon ta shkatërrojë futbollin në Shqipëri. Të shqetësuar, të kërcënuar dhe të pambrojtur në çdo ndeshje kudo nëpër Shqipëri ne kërkojmë urgjentisht rikthimin e Policisë në stadiume për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda.

Ora 20:51
Dhuna ndaj arbitrit, presidenti i Kamzës, dy zyrtarë të klubit dhe një tifoz në pranga, katër në kërkim

Policia e Tiranës ka arrestuar Presidentin e ekipit të Kamzës Naim Qarri, dy zyrtarë të klubit, drejtorin sportiv Andi Matraxhiu e Shefin e Klubit Albert Bana dhe një tifoz. Ndërkohë që katër persona të tjerë, tifozë të Kamzës janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit dhe personat në kërkim akuzohen sipas policisë për goditje ndaj arbitrit dhe prishje të qetësisë publike. Gjithashtu janë shoqëruar edhe 14 persona të tjerë për rastin në fjalë. E ndërsa FSHF e akuzoi se nuk veproi, policia e Tiranës sqaron në bazë të ligjit për sportin Komisariati i Policisë Nr. 5 nuk e ka marrë përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes, megjithatë ishin në gatishmëri. Policia thekson se kjo ndeshje është marrë përsipër për sigurimin nga policia private, SH.R.S.F.  “Oktapus 1 Security”, të cilët kanë qenë në stadium me 12 efektivë të saj. Pas dhunës, policia e rendit është futur në fushë për të mbrojtur arbitrin pas thirrjes nga punonjësi i policisë private.

Njoftimi i plote i policise se Tiranes
Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për ngjarjen e ndodhur në ndeshjen e futbollit Kamza - Laçi.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 5, falë reagimit të shpejtë dhe në kohë bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasve:
- Naim Qarri, President i Klubit Kamëz;
- Andi Matraxhiu, Drejtor Sportiv i Klubit Kamëz;
 - Albert Bana, Shefi i Klubit Sportiv Kamëz;
 - E.Gj., tifoz.

Gjithashtu nga verifikimet e bëra rezulton se si autorë të dyshuar për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes, dyshojet se janë dhe shtetasit: B.Q., A.Q., A.Q. dhe K.Q., tifozë, të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Arrestimi i 4 shtetasve si dhe shpallja në kërkim e 4 të tjerëve u bë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike".

Më datë 03.03.2019, rreth orës 14.00 është zhvilluar ndeshja e futbollit Kamza – Laçi.

Këtë ndeshje Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë nuk e ka marrë përsipër, pasi nuk janë zbatuar detyrimet dhe përgjegjësitë sipas përcaktimeve të ligjit 79/2017 datë 27.04.2017 “Për Sportin”.

Megjithatë Komisariati i Policisë Nr. 5 Tiranë për sigurimin e rendit e sigurisë publike jashtë ambienteve të stadiumit, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, hartoi plan masash. 

Kjo ndeshje është marrë përsipër për sigurimin e nga SH.R.S.F.  “Oktapus 1 Security”, të cilët kanë qenë në stadium me 12 efektiv të saj.

Në përfundim të kësaj ndeshje një punonjës i SH.R.S.F., i cili ishte në hyrjen kryesore të stadiumit hapi portën dhe kërkoj ndihmën e policisë, pasi disa tifozë kishin hyrë në fushë dhe  kishin goditur arbitrin dhe punonjësit e SH.R.S.F-së.

Pas këtij njoftimi shërbimet e planizuara me shërbim sipas urdhrit të shërbimit, janë futur në ambientet e stadiumit, duke bërë të mundur marrjen në mbrojtje të gjyqtarëve dhe vendosjen e rendit e qetësisë, duke vazhduar me shoqërimin e personave të futur në fushë dhe ata të cilët kishin goditur gjyqtarin e ndeshjes.

Në lidhje me sqarim e kësaj ngjarje janë shoqëruar edhe 14 shtetas të tjerë.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë shoqërimet si dhe veprimet hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë personave përgjegjës.

Ora 19:46
Dhuna ndaj arbitrit, shoqërohet Presidenti i Kamzës

Presidenti i klubit të futbollit të Kamzës Naim Qarri është shoqëruar nga policia pas incidentit pasditen e sotme ku u dhunua arbitri i ndeshjes. Ai ka ndërhyrë duke vrapuar drejt arbitrit në momentin që tifozët kanë hyrë në fushë dhe janë drejtuar  te kryesori dhe anësorët që vendosën drejtësinë për këtë ndeshje. Qarri po merret në pyetje për ngjarjen, ndërkohë që së bashku me të janë edhe 10 tifozë te shoqëruar. 

Me rreth te kuq Presidenti i Kamzes dhe arbitri kryesor i ndeshjes
Ora 19:07
Goditja e arbitrit/ FSHF: Policia e Shtetit nuk bëri detyrën! Kamza të dënohet ekstremisht

Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar dhunën ndaj arbitrit në ndeshjen Kamza-Laçi, ndërsa ka fajësuar Policinë e Shtetit që sipas qeverisë së futbollit shqiptar nuk bëri detyrën. Ligji parashikon që për mbarëvajtjen e sigurisë përgjigjet klubi organizator me polici private, por FSHF thekson se 'ruajtja e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit, detyrë e cila siç u evidentua edhe në ngjarjen e sotme vazhdon të mos kryhet. Ne kërkojmë në mënyrë të përsëritur të rishikohet vendimi nxituar për të larguar përfundimisht Policinë nga stadiumet'. Por FSHF nuk ndalet këtu, duke bërë edhe një tjetër akuzë për institucionet, që sipas saj nuk kanë 'nxjerrë përpara drejtësisë autorët e skenave të dhunës në stadiumet shqiptare'. Reagimi i FSHF-së mbyllet me një kërkesë për Komisionin e Disiplinës që ta dënojë ekstremisht Kamzën, e cila tashmë rrezikon edhe përjashtimin nga gara.

Deklarata e plotë e FSHF-së
Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Kamza-Laçi, e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur sigurinë e garës së futbollit në Shqipëri.

FSHF prej muajsh ka kërkuar reagimin e institucioneve të shtetit shqiptar për të zbatuar ligjin dhe për të nxjerrë përpara drejtësisë autorët e skenave të dhunës në stadiumet shqiptare. Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit, detyrë e cila siç u evidentua edhe në ngjarjen e sotme vazhdon të mos kryhet.

Ne dënojmë dhunën, si një fenomen qe jo vetëm cënon rëndë vërtetësinë e garës por edhe imazhin e lojës. Federata Shqiptare e Futbollit, dënon ashpër çdo akt dhune, që vjen nga tifozët, zyrtarët, futbollistët apo kushdo tjetër. Ne presim që të gjithë aktorët të bëjnë punën e tyre ashtu siç i kërkojmë komisioneve që të jenë ekstremisht të ashpër me ata që prishin imazhin, jo vetëm të lojës por edhe të futbollit shqiptar.

Ne kërkojmë në mënyrë të përsëritur të rishikohet vendimi nxituar për të larguar përfundimisht Policinë nga stadiumet. Në kushtet ku Shqipëria ndodhet e gjykojmë të pavend. Ky vendim i nxituar cënon rëndë mbarëvajtjen e garës më të ndjekur sportive në Shqipëri.

Ora 17:39
Goditën arbitrin, shoqërohen 11 tifozë të Kamzës

Policia e Tiranës ka shoqëruar 11 tifozë të ekipit të Kamzës pas dhunës në ndeshjen përballë Laçit. Tifozët goditën arbitrin, pasi akordoi një penallti kundër Kamzës në minutën e pestë shtesë që u kthye në gol. Report Tv sjell pamjet teksa arbitri u godit nga tifozët.

Ora 17:15
Dhuna ndaj arbitrit, FSHF mbledhje urgjente

Pas dhunës në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit Federata Shqiptare e Futbollit po zhvillon një mbledhje urgjente, ndërsa pas pak minutash pritet që të dalë me një komunikatë zyrtare.

Ora 16:36
Dha penallti kundër tij, tekniku i Kamzës: Mbrojta arbitrin nga tifozët (FOTO)

Pas hyrjes në fushë të tifozëve të Kamzës, tekniku i ekipit të tyre Gentjan Stojku ka dalë në mbrojtje të gjyqtarit. Pas ndeshjes Stojku, tha se nuk mund të shprehet për penalltinë pasi nuk e pa qartë. "Dua të merrem vetëm me pjesën e fushës, kam qenë aty dhe i kam dhënë krah edhe arbitrit që të mos i ndodhte asgjë. Nuk mund të them ka qenë apo jo penallti, pasi dua ta shoh vetë" tha ai.

Momenti kur trajneri i Kamzes Stojku mbron arbitrin e ndeshjes
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri_elb: 04/03/2019 11:36

    po ti japesh nga 1 vit burg sben me njeri ashtu po nuk shtet dhe gjykata,prokurori kaq,ca lidhje ka saliu apo rama??????duhet denoncim nga arbitri per dhune ne polici dhe denimi......

    Përgjigju
  • Ariu: 04/03/2019 09:06

    Kamza me klub futbolli? Me mire te themi me klub majmunesh e b...palaresh. Ca do presesh nga shtazat e maleve qe saliu i solli ne qytet.

    Përgjigju
  • tori: 04/03/2019 08:59

    Ja gabimi me I madhe e historic I shtetit shqiptar:pranimi e justifikimi I vjedhjeve te pronave nga te ardhurit per rreth Tiranes te gateshem te kryejne cdo dhune,per ti sherbyer atyre qe I sollen ne Bathore,Kamze,Paskuqan,tek Astriti etjera.Prandaj per cdo shkelje te ligjit jo vetem te japin llogari,por te largohen nga rrethi Tiranes ne drejtim te vendeve nga kan ardhur.Sa te drejte ka pase Q.Mulleti se ulja e tyre ne sheher ashte rrezik kombetar.Ja pse jane huligan te rrezikshem per cdo gje ,bile kudo.

    Përgjigju
  • Fahri Pilafi: 04/03/2019 00:33

    Keto jane huliganet e PDse qe marin pjese ne mitingjet e saj.

    Përgjigju
  • Dursi: 03/03/2019 23:46

    Paska kamza ekip futbolli jalla ca sdegjon njeriu

    Përgjigju
  • Fili: 03/03/2019 21:38

    Flamurtari eshte masakruar gjithe kampionatin dhe nuk u kujtua asnjeher Federata ti japi te drejte.

    Përgjigju
  • Fredi: 03/03/2019 21:09

    Pu pu pu bajgëri e gjallë hauresh e kotecesh..kamziotë katnarë!

    Përgjigju
  • Robshi: 03/03/2019 20:09

    Nuk u duket kaq të indinjuar me dhunën e partizanit ndaj një fotografi në punë të vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj