Penalltia e derbit 'përçan' Italinë, Moratti: Gjyqtari prishi ndeshjen, me 'VAR' 11-metërsha nga mbrëmja në mëngjes

Penalltia e derbit 'përçan' Italinë, Moratti: Gjyqtari prishi ndeshjen, me 'VAR' 11-metërsha nga mbrëmja në mëngjes

Inter-Juventus, ose ndryshe derbi i Italisë, i përmbushi edhe këtë herë pritshmëritë pavarësisht se rezultati përfundoi 1-1. Ashtu si në përfundim të çdo 90 minutëshi tjetër të kësaj përballje as këtë herë nuk munguan polemikat e mëdha të shkaktuara nga gjykimi i arbitrit. Më konkretisht për penalltinë e kthyer në gol nga Juventusi në minutën e 89.

Ky episod riktheu edhe njëherë të gjithë historikun e penalltive të akorduara gabimisht në derbi, ndërsa këtë herë pikëpyetjet ishin disa. A mjafton goditja e Dumfries në dëm të Sandro-s për t’u akorduar 11-metërshi? A ishte brenda zonës dhe pse arbitri Mariani bëri me shenjë që loja të fillonte dhe Sandro të ngrihej pasi qartësisht sipas tij nuk ishte. Më vonë ndërhyri VAR.

Një ish-arbitër italian i FIFA-s Graciano Çezari thotë se gabimi i vetëm ishte i arbitrit që bëri ato gjestë për lojën që duhet të niste, por sipas tij penalltia ishte e drejtë. Ndërkohë njëjtë mendon edhe Gianluca Rochci, dizenjatori ose ndryshe përcaktuesi i arbitrave në ndeshjet e Seria A. Sipas tij ‘gjyqtarët në derbi u sollën mjaft mirë’ dhe për këtë është shumë i kënaqur.

Gjithsesi vendimi për të dhënë penallti ka trishtuar tifozët e Interit. Një ndër to është edhe Masimo Moratti, një nga ish-presidentët më të dashur të zikaltërve. Moratti thotë se ‘penalltia e prishi ndeshjen, ndërsa për shkak të VAR ndeshjet po vendosen vetëm me 11 metërsha’.

Përveç Morattit nuk kanë munguar edhe specialistët që mendojnë se penalltia nuk duhej akorduar, sidomos pas gjyqtarit Marini që bëri me shenjë vazhdimin e lojës.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim