Penalltia kundër Juves, Braçe: Në Angli do ta rrihnin arbitrin nëse do e jepte

Penalltia kundër Juves, Braçe: Në Angli do ta rrihnin arbitrin nëse do e jepte

Ndeshja Real Madrid-Juventus mbreme ne Bernabeu

Deputeti i PS, Erjon Braçe i njohur si tifoz i zjarrtë i Juventusit nuk kishte si të mos reagonte pas penalltisë së dyshimtë në fund të ndeshjes në përballjen me Realin, që vendosi fatin e sfidës. Ai e cilëson arbitrimin si skandaloz, ndërsa thotë se në Angli ky arbitër as që guxon ta japë këtë penallti, ndryshe e rrahin. E ndërsa bën fajtore UEFA-n për gjithçka që ndodhi mbrëmë, Braçe ironizon edhe kreun e FSHF, Duka kur  shprehet se ka nga ku të mësojë. Reali kaloi mbrëmë në gjysmëfinale me një penallti të dyshimtë që ka ngjallur shumë polemika.

E padrejte!

E pandershme!

Skandaloze!

Aq sa te mos shohesh me futboll!

Ne Angli ky arbiter as qe guxon ta jape kete penallti, ndryshe e rrahin!

Cfare them, ne Angli ky nuk eshte faull por simulim i qarte!

Ne minutem e 93-te dhe duke nxjerre nga loja portierin e ndeshjes, pra,

duke hequr edhe mundesine ta prese!

Kulmi!

Fuqia reale ishte arbitri!

Reali pa fuqi nuk i arrinte shtesat!

Sa keq!

Ne Torino ishte Caker qe e beri balte,

ne Madrid ky tjetri!

Natyrisht qe eshte Sistem!

Duka ka ku meson ndaj eshte ende!

Pas ikjes dje te Barcelones,

nuk mund te pranonte kush

te ikte dhe Real!

Jane miliarde euro te sponsorve qe humbin!

Pertej kesaj,

Juve ishte epike sot!

Mos harroni,

Fitoi ne Madrid me tre gola dhe kete se ka bere kush vec Barcelones!

Juve e shtypi!

Nje super ekip qe nuk u eleminua ne gare por jashte saj!

 

Erjon Braçe

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën