Dritë në fund të tunelit për Interin. Zikaltërit janë kthyer te fitoret pas më shumë se 1 muaji dhe këtë e kanë bërë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri më tani, duke mposhtur 0-2 Benfica-n në çerekfinalen e parë të Champions League.
Pjesa e parë në ‘da Luz’ nuk pati gola, ndërsa në të dytën një harkim mbreslënës nga Bastoni u konkretizua me topin në rrjetë nga Barrela, i cili bëri rolin e sulmuesit vrastar. Edhe pse pritej shumë portugezët nuk gjetën forca të reagonin, ndërsa në vijim Lukaku vulosi përballjen e parë nga pika e bardhë e penalltisë. Pas ndeshjes belgu ishte i pangopur duke deklaruar se ‘Inter mund të fitonte 3 ose 4-0’, ndërsa trajneri Inzaghi u shpreh se ‘skuadra luajti ashtu siç i pëlqen atij’. Gjithsesi te Benfica nuk janë dorëzuar dhe ishte trajneri Schimdt ai i cili kontestoi penalltinë e Interit, ndërsa më pas tha që në Milano ‘do tentojnë kualifikimin, pasi rezultateti mund të përmbyset’.
Ndërkohë një hap të madh ka hedhur Manchester City drejt gjysmëfinales, pasi anglezët fituan 3-0 supërpërballjen me Bayern Munchen. Në ‘Etihad Stadium’ Rodri zhbllokoi me një gol mbreslënës nga jashtë zone, ndërsa në pjesën e dytë realizuan Silva dhe Halaand, duke i shkaktuar një disfatë të rëndë Bayern-it, që e sheh veten me një këmbë jashtë Champions League.
Megjithatë Guardiola ka dashur të mbajë me këmbë në tokë lojtarët e tij, duke deklaruar se ‘kualifikimi është ende i hapur, pasi në Mynih i pret një ferr i vërtetë’. Sakaq trajneri i Bayern-it Thomas Tuchel vuri theksin te gabimet në mbrojtje dha tha se ‘u ndëshkuan brutalisht prej tyre’.
Ndeshjet e kthimit Bayern-City, por edhe Inter-Benfica do luhen javën e ardhshme me 19 prill.