'Kurrë mos harro'/ Drejtori i Policisë së Elbasanit: Priten arrestime të tjera! Sokolaj: Si u bë Artan Tafani i penduar i drejtësisë! Dema: Kur u arrestua iu gjet arma me fishek në fole

Policia ka zhvilluar një megaoperacion të koduar ‘Kurrë mos harro’, ku pas rrëfimeve të penduarit të drejtësisë Artan Tafani janë zbardhur 19 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasje. Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda tha në studion e Report Tv në emisionin 'Studio Live' me Arbër Hitaj se hetimi po vijon dhe se mund të ketë edhe arrestime të personave të tjerë që mund të jenë të përfshira në këto ngjarje.

“Hetimi është në vazhdim, edhe person atë tjerë mund të jenë të implikuar apo dhe këta persona mund të kenë kryer edhe vepra të tjera penale. Kemi edhe prova shkencore që do analizohen nga grupi hetimor. Ka shume prova për tu administruar, hetimi do përfshijë dhe persona të tjerë që mund të arrestohen”, tha Proda.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema dha detaje nga arrestimi i Tafanit, duke thënë se ai është mbajtur në vëzhgim nga policia prej kohësh dhe është përgjuar përmes celularit të tij. Gazetari Dema tha se në momentin e arrestimit, Tafanit i është gjetur një armë me fishek në fole gati për qitje, si edhe ka bërë rezistencë ndaj efektivëve të policisë.

“Fillimisht ka patur një tentativë për t’iu larguar, ka rezultuar por ka qenë i bllokuar.  Është arrestuar me armë pa leje, ka qenë me fishek në fole gati për të qëlluar dhe me sasi lëndësh narkotike. Ka patur bindje për ta kthyer në bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe ka rrëfyer gjithçka”, tha Dema.

Ndërkohë, zv.kryeredaktori i Report Tv, Trazhëgim Sokolaj tha se hetimi është ende në fazat e para, por banda e Laert Haxhiut operonte në disa qytete të vendit.

Ky hetim është në momentet e para të tij. Ajo që mund të thuhet deri tani ose ajo që na rezulton nga informacion që kemi deri tani është kjo se Laert Haxiu kishte një grup kriminal që vepronin në disa qytete. Në publik është portretizuar si njeriu rival i Aldo Bares. Pas arrestimit të Aldo Bares dhe vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm. Laert haxhia ka pasur një aktivitet kriminal të dendur jo vetëm në Lushnjë por në disa qytete.

Sokolaj foli edhe për momentin e arrestimit, duke thënë se Tafani ka qenë agresiv gjatë ndërhyrjes së policisë, ndërsa pasi është përballur me ekspertizën e ADN-së që e implikonte në vrasje ka dhënë sinjale për bashkëpunim duke u kthyer kështu në të penduarin e drejtësisë.

Vetëm bashkëpunimi i policisë dhe prokurorisë mund të çojë në rezultate të tilla. Në rastin konkret për tu përshëndetur është faktoi që policia s’ka nxituar të bëjë publik me arrestimin për grabitjen në Astir, i penduari i drejtësi është fokusuar nga pamjet. Policia ka një javë që punohet me këtë person. Pavarësisht se është kapur me armë pa leje dhe ka qenë agresiv ndaj policisë, në momentin që është përballur me ekspertizën e AND që e implikonte në një prej vrasjeve, Tafani ka kuptuar që rrezikonte dënim të konsiderueshëm dhe ka dhënë sinjale për bashkëpunim.

"Kurrë mos harro” është megaoperacioni që çoi në pranga 12 persona, 4 në kërkim që akuzohen për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh. Policia e Shtetit i zbardhi këto krime falë të penduarit, Artan Tafani, 39-vjeçari anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Gazetari Dema: Si u arrestua Artan Tafani, iu gjet armë me fishek në fole gati për qitje! Tentativë për t’i ikur policisë

 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e anëtarit të grupit të Lart Haxhisë, Artan Tafanit, i cili tashmë është bërë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë. Tafani ka qenë në kërkim për grabitjen e 30 mijë eurove në Astir, ndërsa gazetari dema thotë se në momentin e arrestimit ka pasur armë me vete me fishek në fole gati për qitje. Tafani është arrestuar nga policia e Lushnjës, ndërsa në momentin e ndërhyrjes ai ka pasur edhe një tentativë për t’u larguar.  

"Duket se ka qenë një vazhdë e nisur tre muaj më parë ka patur një ngjarje në Astir, për grabitjen  e një exchange. Dukej se ishte një çështje që nuk ishte thjesht grabitje, ka patur një tendencë për të mbajtur të fshehtë hetimet, raportohej për një lidhje të tij me grupet kriminale. Rezultati i ditës së sotme është për tu përshëndetur. Rrëfimi i Tafanit ka çuar deri në ekzekutimin e urdhër-arresteve përgjatë ditës së djeshme. Kemi të bëjmë disa vrasje që ishin arkivuar më herët. Policia ka patur informacion dhe e dinte se kush i kishte kryer porosi për ti provuar ishte  e vështirë. Me rrëfimin dhe provat ka patur dhe përputhshmëri. Pasi ishte shpallur në kërkim Tafani, fillimisht kanë qenë agjentët e komisariatit numër 6 që zbardhën ngjarjen e Astirit përmes krahasimit të AND-së dhe më pas ka pasur gjurmim të celularit me urdhër të prokurorisë dhe ditën e shtunë është bërë ndërhyrja. Fillimisht ka patur një tentativë për t’iu larguar, ka rezultuar por ka qenë i bllokuar. Është arrestuar me armë pa leje, ka qenë me fishek në fole gati për të qëlluar dhe me sasi lëndësh narkotike. Ka patur bindje për ta kthyer në bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe ka rrëfyer gjithçka", tha gazetari Dema. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë