TIRANE- Rrëmbehet dhe mbahet peng për disa orë ndërmjetësi i trafikut të drogës, i cili arriti të lirohej pas ndërhyrjes së policisë. Një prej pengmarrësve ka qenë edhe efektivi i komandës, anëtar i "Beretave të Kuqe".
25-vjeçari Përparim Halilaj në bashkëpunim me dy persona të tjerë janë autorët e pengmarrjes së regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Saukut.
Policia ka bërë të mundur vënien në pranga të tre autorëve, ndërsa janë shpallur në kërkim dy shqiptarë nga Maqedonia, të cilët dyshohet se kanë urdhëruar rrëmbimin e të riut nga Farka. Sipas hetimeve të policië mendohet se dy të shpallurit në kërkim janë pjesë e rrjetit të trafikut të drogës në Maqedoni. Dyshohet se shqiptarët nga Maqedonia kanë paguar tre të arrestuarit për të marrë peng ndërmjetësin e trafikut të lëndës narkotike. Ngjarja ndodhi në Farkë në orët e vona të pasdites së të enjtes, 29 dhjetor.
Në prangat e bluve ranë shtetasi Përparim Halilaj me gradën rreshter, me detyrë efektiv i forcave speciale "Komando" të Ushtrisë, anëtar i grupit të "Beretave të Kuqe". Arrestimi i Halilajt është bërë mëngjesin e djeshëm nga Komisariati Nr.1 i Policisë në bashkëpunmim me Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Mbi rreshterin Halilaj rëndon akuza e rrëmbimit me armë, mbajtjes peng të një personi kryer në bashkëpunim por mbetur në tentativë. Në prangat e uniformave blu pas disa orësh ranë në pranga edhe dy vëllezërit Emiljano dhe Ermir Muja, të moshave 21 dhe 19 vjeç, banues në komunës Paskuqan. Arrestimi i tre personave është bërë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Paskuqan.
PENGMARRJA
Burime nga policia bëjnë me dije se pengmarrja ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit rreth orës 19:30. Tre të arrestuarit janë paraqitur në banesën e Krasniqit në Farkë dhe i kanë telefonuar duke i kërkuar një takim. Në momentin që 25-vjeçari ka dalë tek dera e banesës së tij, dy persona e kanë marrë me dhunë duke e futur me forcë në automjetin ngjyrë të bardhë të llojit "SEAT IBIZA", me targa italiane. Automjeti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke u drejtuar për në Paskuqan. Siç bën me dije policia makina është drejtuar tek banesat e tre të arrestuarve. Ka qenë vëllai i 25-vjeçarit që ka vënë në dijeni piolicinë për çka kishte ndodhur. I pyetur nga policia vëllai ka treguar për dyshimet e tij mbi tre personat e arrestuar. Vëllai i 25-vjeçarit ishte në dijeni për problemet që E Krasniqi kishte me rreshterin e forcave "Komando", Përparim Halilaj.
ARRESTIMI
Pas dëshmisë së vëllait dhe zbulimit të identitetit të Përparim Halilaj, policia nisi verifikimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Nga ana e uniformave blu u krye një kontroll në banesat e të arrestuarve. Pasi pengmarrësit u zbuluan nga blutë, nisën tratativat për lënien të lirë të 25-vjeçarit E Krasniqi. Të dyshuarit janë detyruar që t'i japin lirinë 25-vjeçarit pas presioneve nga polici. Bluve i janë dashur disa orë kërkimesh për të vënë në pranga tre pengmarrësit.
Pas marrjes në pyetje të 25-vjeçarit E Krasniqi blutë zbuluan se ai ishte ndërmjtës i një rrjeti trafiku lëndësh narkotike në Maqedoni. Bëhet fjalë për një sasi marijuane që është transportuar në Maqedoni, ku janë zbuluar edhe emrat e dy shqiptarëve, anëtarë të këtij grupi kriminal. Policia ka shpallur në kërkim dy shqiptarët nga Maqedonia, emrat e të cilëve nuk bëhet të ditur për arsye hetimore. Nga ana e bluve janë bllokuar lejet e kalimit të dy të shpallurve në kërkim, duke mos lejuar që të largohen jashtë shtetit. Gjithashtu në pikat kufitare janë shpërndarë edhte foto të dy shtetasve, të cilët nëse tentojnë të arratisen, të arrestohen. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se shkaku i rrëmbimit ka qenë trafiku i një sasi marijaune në Maqedoni. 25-vjeçari E Kraniqi ka qenë ndërmjetësi i kalimit të marijuanës për në Maqedoni, ku do ti kalonte disa personave të interesuar për ta blerë. Sipas bluve roli i rreshterit Përparim Halilaj ka qenë si dërgues i lëndës narkotike në Maqedoni me anë të ndërmjetësit 25-vjeçar. Ndërkohë që lënda narkotike pritej në Maqedoni nga dy shtetasit shqiptarë. Por nuk ka asnjë informacion nëse lënda narkotike është zbuluar ose kapur nga policia maqedonase. Nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e trafikut të drogës.
HETIMET
Burimet thanë se po hetohet në rastin konkret origjina e mundshme e drogës, ku është siguruar, si dhe persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë histori. Burimet thanë se kanë kryer disa kontrolle banesash, të dyshuara se në to mund të ishin fshehur dy shqiptaro maqedonasit, por në to ata nuk janë gjetur. Frika e hetuesve është se këta dy të fundit mund të kalojnë kufirin shqiptaro- maqedonas, nëpërmjet kufirit të gjelbërt e më pas të dalin në maqedoni. Një mundësi tjetër është që këta të fundit të kalojnë kufirin drejt Kosovës, ku mund ta kenë më të lehtë për t'u fshehur. Burimet thanë se tashmë është komunikuar edhe me policitë e këtyre vendeve ndërsa iu është përcjellë informacioni konkret. Pritet që me Maqedoninë hetimi të zgjerohet edhe me linjën e trafikut të drogës, për të cilën dyshohet se ka ndodhur në realitet edhe historia e pengmarrjes në të cilën është përfshirë edhe efektivi i repartit "Komando", pjesë e forcave elitë të Ushtrisë Shqiptare.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com