Pensionet e deputetetëve, paguajnë
më pak se qytetarët e marrin miliona

Pensionet e deputetetëve, paguajnë<br />më pak se qytetarët e marrin miliona
TIRANE - Skema e pensioneve suplementare ofron përfitime marramendëse për deputetët, të zgjedhur qoftë edhe për vetëm një mandat. Ndonëse ata kontribuojnë në këtë skemë me vetëm 4% të pagës, ata përfitojnë që moshën 55 vjeç një pension mujor prej 500 mijë lekësh të vjetra, ndërsa për ata që zgjidhen deputetë për disa legjislatura pensioni mujor e kalon shifrën e 1 milionë lekëve.
 
Ajo që mbetet për parë është nëse reformimi që po i bëhet skemës aktuale të pensioneve do të prekë edhe kategorinë e “baballarëve të Kombit” që kanë rregulluar me ligj përfitime të majme edhe pas përfundimit të një mandate kushtetues.
 
Në kohën kur skema aktuale e pensioneve po i nënshtrohet një reformimi total pasi në këtë formë që është nuk e nuk e mban dot veten dhe ka krijuar një deficit prej 42 miliardë lekë, skema e pensioneve suplementare për personat që mbajnë funksione kushtetuese ofron përfitime marramandase.
 
Gazeta “Dita” ka publikuar një shkrim sipas të cilit deputetët dhe ministrat marrin pensione deri në 1 mln lekë në muaj, kjo në varësi të kohës që kanë mbajtur mandatit apo kanë shërbyer në një funskion të lartë kushtetues.
 
Më konketrisht, gazeta Dita në shkrimin e saj sqaron se nëse çdo qytatar I thjeshtë, që merr vetëm pagën minimale, derdh 21.6 % të pagës së tij në sigurimet shoqërore, një deputet që e ka rrogën më të lartë se dhjetëfishi i pagës minimale, derdh në skemën e sigurimeve shoqërore vetëm 4% të pagës së tij.
 
Por absurdi shkon edhe më tej, nëse i referohemi moshës së daljes në pension. Nëse skema aktuale e pensioneve përcakton se mosha e daljes në pension për një qytetar të thjeshtë është 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë, deputetët e përfitojnë këtë pension që në moshën 55 vjeç, moshë kjo më e ulët se koha kur del në pension një minator.
 
Kështu një person që ka qenë deputet vetëm për një mandate merr një pension suplementar, në masën 30 % të pagës së tij, pra për vetëm 4 vite si depute tai do të përfitojë jnë moshën 55 vjeç një pension suplementar prej 500 mijë lekësh në muaj, ndërsa ata persona që zgjidhen për disa legjislatura deputetë përfitojnë një pension mujor prej më shumë se 1 milionë lekë të vjetra në muaj.
 
Ndërkohë që pensioni maksimal që ofron skema aktuale e pensioneve për një qytetar të thjeshtë, ta zëmë që ka punuar 35 vite mësues apo mjek, është rreth 25 mijë lekë në muaj. E thënë ndryshe ish-deputetët dhe ish-ministrat për çdo 1 lekë që derdhin në skemën e pensioneve, përfitojnë 40-fish e saj. Ndërsa qyttetarët e thejshtë ndonëse derdhin në skemën e pensioneve 21.6% të pagës së tyre, dhe kanë vitet maksimale të punës, marrin 10% të pensionit të një deputeti.
 
E gjithë kjo skemë mbulohet nga buxheti I shtetit, dhe gazeta “Dita” ngre pikëpyetjen se si do të përballohet kjo skemë, pasi në 15 vitet e ardhshme rreth 7 mijë persona pritet të dalin në pension duke përfituar nga kjo skemë suplementare.
 
Pensionet e deputetëteve kronike
Deputetet, pensione të majme pas vetëm një mandati
Pensionet e deputetëve, 50 mijë - në 100 mijë lekë/muaj
 
Kush përfiton pension supementar
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor
Kryetar i Këshillit të Ministrave
Anëtarët e Këshillit të Ministrave
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i Gjykatës së Kasacionit
Kryetari i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit
Prokurori i Përgjithshëm
Deputetët e Kuvendit
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
 
 
Përfitimet nga pensionet
Qytetarët                                                                    deputetët

 
Dalja në pension - 60 vjeç gratë/65 burrat                     55 vjeç
Kontributet - 21.6% e pagës                                       -4% e pagës
Masa e përfitimin - 25 mijë L/muaj -                             50000-100000 L/muaj
Vitet e punës - 35 vite                                                 4 vite
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç