Pensionet, nesër nis rritja me
4% në qytet dhe 5% në fshat

Pensionet, nesër nis rritja me<br />4% në qytet dhe 5% në fshat
TIRANË - Duke filluar nga dita e nesërme, datë 01.08.2013, do të nisë rritja e të gjitha kategorive të pensioneve. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, duke u mbështetur në VKM nr.583, datë 17.07.2013 “Për rritjen e pensioneve”, ka përfunduar rillogaritjen për çdo kategori, duke bërë të mundur që shtesa përkatëse të tërhiqet nga çdo pensionist në datën e caktuar sipas grafikut të tërheqjes së pensionit.

Rritjen në masën 4% e përfitojnë:

pensionet e pleqërisë;
pensionet familjare;
pensionet e invaliditetit të qytetit. 

Rritjen në masën 5% e përfitojnë:

pensionet e pleqërisë;
pensionet e invaliditetit;
pensionet familjare në fshat. 

Gjithashtu, rritjen me 4% do ta përfitojnë pensionet apo përfitimet tjera që jepen nga sigurimet shoqërore, si pensionet e parakohëshme e suplementare të ushtarakëve, të punonjësve të policisë së shtetit, të pilotëve fluturues, të detarëve, të punonjësve të ndërmarrjeve ushtarake dhe të ish-punonjësve të nëntokës etj.
  
Ndërkaq, krahas të ardhurave nga pensioni, pensionisti do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me Vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjestar të familjes, që është në varësi ekonomike të pensionistit etj.

Gjithashtu, pensionisti do të vazhdojë të përfitojë nga politikat e kompensimit të pensioneve sipas VKM nr. 401, datë 21.06.2006 - kompensim prej 500 lekësh dhe sipas VKM nr. 763, datë 27.12.2006 në masën prej deri 760 lekë në muaj dhe në masën 190 lekë në muaj sipas VKM nr. 415, datë 27.04.2009 “Për rritjen e pensioneve”, si dhe masën 200 lekë në muaj sipas VKM nr. 474, të vitit 2010.

Pra, në total, nga rritja më e fundit, përfitojnë 303.100 pensione pleqërie urbane, 57.068 pensione invaliditeti urbane dhe 48.053 pensione familjare urbane. Në fshat përfitojnë 136.828 pensionistë pleqërie, si dhe 30.205 persona nga programe speciale si ushtarakë, minatorë, punonjës të ish-industrisë ushtarake/pilotë/detarë dhe profesorë. Në total nga ky vendim përfitojnë 591.600 persona.
 
Pas kësaj rritjeje pensioni minimal në qytet do të jetë 12.024 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal 24.048 lekë. Pensioni i plotë minimal në fshat do të jetë 8.233 lekë në muaj dhe pensioni maksimal shkon deri në 12.140 lekë në muaj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët