Pensionet nga ISSH te bashkitë
si bëhet kërkesa, ja formulari i ri

Pensionet nga ISSH te bashkitë<br />si bëhet kërkesa, ja formulari i ri
Pas kalimit të zyrave që merren me lidhjen e pensioneve, nga ISSH-ja te bashkitë, zbardhet edhe kërkesa që duhet të plotësojnë të moshuarit për të marrë pensionin. Kjo kërkesë do të tërhiqet te bashkitë, mënjëherë sapo Parlamenti të miratojë projektligjin e qeverisë. 

Pensioni i pleqërisë
Por si do përcaktohet pensioni? Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social, pra 6750 lekë.

Pensioni i reduktuar
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar). Dokumentat që duhen janë: Në rastet kur mungon libreza e punës duhet të dorëzohet një deklaratë për vitet e punës si dhe vërtetim nga Qendra e punës për periudhat e punës. Gjithashtu duhet të dorëzohet vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë), Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë, Mandat-pagesat për derdhjen e kontributeve dhe vërtetim për Pagesën kalimtare (si ushtarak).

formulari 1

formulari 1
formulari 1

formulari 1

(Formulari që duhet plotësuar nga pensionistët)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit

Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit