Pensionet e caktuara para vitit 1997 do të rriten deri në 23 mijë lekë. Në vendimin e qeverisë pensionet e vjetra të cilat janë caktuar nga  3 mijë deri në 5  mijë lekë para vitit 1997, do të shkojnë nga 14 deri në 23 mijë lekë. Këto pensione janë caktuara në vlera shumë të ulta dhe për këtë qëllim qeveria vendosi ti rrit ato. Kështu një pension i cili është caktuar në datën 31 mars 1996, masa e tij ka qënë 3 mijë lekë. Pas rritjes që i ka bërë qeveria masa e këtij pensioni do të shkojë 14 mijë lekë. Pra pensioni minimal për të gjithë të moshuarit që e kanë përfituar para vitit 1997 do të jetë 14 mijë lekë, ndërsa maksimale 23300 lekë. Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyretare qeveria ka vendosur të rritë disa kategori pensionesh. 

Rriten
Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1993, me masë pensioni në këtë periudhë nga 1 401 lekë deri në 2 474  lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 085 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.  Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.1.1994 deri në 30.9.1994, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 2 175 lekë deri në 3 840 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 088 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.