Pensionet private, tregu
rritet 25 për qind në 2013

TIRANE - Tregu i pensioneve private u rrit më tej në gjysmën e parë të vitit 2013 me 24.5%. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, totali i aseteve të fondeve private arriti vlerën e 352 milionë lekëve. Ky segment i rëndësishëm i tregut financiar ngelet në përmasa tejet modeste, megjithëse po rritet vazhdimisht në dy vitet e fundit, falë përpjekjeve të investitorëve strategjikë që kontrollojnë tre fondet që veprojnë në treg.

Në pjesën më të madhe, asetet e fondeve private konsistojnë në bono thesari dhe obligacione të qeverisë shqiptare. Investimet në këto instrumente në fund të qershorit kishin vlerën e 325 milionë lekëve, në rritje me 18% që nga fundi i vitit të kaluar. Investimet me rrezik 0 dhe shpenzimet relativisht të ulëta bëjnë që fondet e pensioneve të kenë aktivitet fitimprurës.

Për gjashtë muajt e parë të vitit, fitimi nga investimet kishte vlerën e 9.1 milionë lekëve. Numri total i kontribuesve në fondet private të pensioneve në fund të 6-mujorit 2013 ishte rreth 7,800, në rritje me 7% që nga fundi i vitit të kaluar, por në pjesën më të madhe u takon punonjësve të fondeve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë

Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë