Rama takim me pensionistët në Durrës, Ministri: Indeksim pensionesh në prill! Të moshuarit protestë para kryeministrisë: Po humbasim integritetin

Tirane- Ndërsa qeveria vijon takimet me pensionistët për të ndarë pikëpamje për skemën e re të pensioneve, para kryeministrisë u organizua sot një tjetër protestë, pjesëmarrës të të cilëve janë sërish të moshuar të cilët kërkojnë një pension dinjitoz.

"Me pensionet tona po humbasim integritetin. Të vendoset minimumi jetik' tha një pensionist para kryeministrisë.

Edhe qeveria pranon se pensionet janë të uleta dhe po ndërmerr një sërë hapash një nga këto lufta kundër informalitetit të pagave. 

Në takimin në Durrës ku ndodhet dhe Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe tha se indeksimi i pensioneve vitin e ardhshëm do të bëhet në muajin prill dhe jo në muajit tetor.

"Indeksimi i pensioneve do te ndodhe ne prill, do ta quajme si gjysme indeksim" tha Gonxhe.

Në takim janë dhe Zv.Ministrja (MEKI) Olta Manjani dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako takim me pensionistët për të ndarë pikëpamje për skemën e re të pensioneve

Protesta

Para kryeministrisë protesta u organizua nga 'Lëvizja Bashkë" e Arlind Qorit. Pensionistët kërkojnë rritjen që meritojnë. “Mjaft më! Tre mandate gënjeshtra dhe mashtrime nga Edi Rama” shprehen ata.

“Pas pak ditësh buka do të rritet me 15%. Qeveria e Ramës justifikohet se për ju nuk ka para, ndërsa mburret se PBB është dyfishuar këto 11 vite. Atëherë pensionet tuaja duhet të ishin dyfishuar. Kjo qeveri i bëri rrogat e deputetëve i bëri 3.5 milionë, dyfishoi rrogat e ministrave, kryeministrit dhe Presidentit. Ju me këtë protestë dhe me ato që të vazhdoni e keni gozhduar Edi Ramën, që nuk ka qenë më shumë në vështirësi se në ato të protestave në vitin 2018. Për ditë ka lëshuar deputetë, ministra, kryetarë bashkie dhe patronazhistë. Ju keni arritur ta shqetësoni Edi Ramën. Mos u ndalni” tha Qori.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama dha dhe një afat të saktë dje në takimin me pensionistët e Fierit se kur do të rriten pensionet.

“Anëtarësimi në BE dhe rritja e pensioneve janë 2 objektivat themelorë të mandatit të katërt dhe për këtë mos kini as më të voglin dyshim.”


Lajmi kryesor:

Pensionet/ Rama akuza të forta prokurorisë së Tiranës: Prej vitesh prokurorët mbulojnë me trupat e tyre dosje ulëritëse të evazionit fiskal


S.G/G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri

Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri