Pensionet, ushtarakët: Rama e
premtoi, anuloni ligjin e Berishës

Pensionet, ushtarakët: Rama e<br />premtoi, anuloni ligjin e Berishës
TIRANE- Presidenti i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë, Mehdi Pogaçi (foto) kërkon nga qeveria e re që të ndërmarrë hapin e parë të premtuar për zgjidhjen e çështjes së pensioneve, duke realizuar në këtë mënyrë jo vetëm kërkesën e tyre por dhe premtimin elektoral të PS.
 
Presidenti i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë, Mehdi Pogaçi në një intervistë të shkurtër për gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur se kërkon nga qeveria Rama shfuqizimin e aktit normativ që ul ndjeshëm përfitimin e pensioneve për ushtarakët rezervë.
 
Ushtarakët në rezervë çfarë presin nga qeveria Rama, tashmë që e majta ka ardhur në pushtet dhe ka premtuar zgjidhje për të gjitha shqetësimet që janë prezantuar ndër vite?
Nga qeveria e re ne ushtarakët presim ato që janë thënë dhe premtuar gjatë fushatës elekorale. Pra ajo që në presim si hap të të parë të qeverisë së Ramës është shfuqizimi i aktit normativ për pensionet e ushtarake më 2010. Pas kësaj në bashkëpunim dhe me Shoqatën Kombëtare të Ushtarakëve në rezervë, të gjejmë zgjidhjen më ushtarakët dhe për qeverinë. Pasi ne jetojmë këtu në Shqipëri dhe e mirëkuptojmë situatën në të cilën është vendi dhe sfidën që ka përpara qeveria në këtë situatë, ndaj presim që të ndërmerren hapa ligjore dhe të matur për këtë problem.
 
Si e mendoni se mund të realizohet duke ruajtur këto balanca kërkesa juaj për shfuqizimin e këtij ligji dhe përfitmet që rrjedhin prej tij?
Kjo kërkon që të bëhet një studim, dhe ku do të arrihet në bazë respektimit të të gjitha ligjeve, statusit të ushtarakut, që nuk janë zbatuar nga qeveritë e mëparshme. Pra të shikohet mbi këtë bazë dhe duke bashkëpunuar shoqatën e ushtarakëve. Kuptohet që gjithçka duhet të fillojë nga shfuqimi i akteve normative që kanë dëmtuar rëndë situatën e ushtarakëve.
 
Cili mendoni se është hapi i parë që duhet të ndërmerret...?
Hapi i parë, deri sa të shfuqizohet akti normativ, është të ndërpritet përllogaritja e uljes së pensioneve mbi bazën e të ardhurave neto, dhe atyre që u është ulur të shkojë në nivelin e mëparshëm, pasi është antiligjor dhe antikushtetues. Eshtë edhe kundër të gjitha akteve të Helsinkit, pasi cënohet e drejta themelore e njeriut. Pra të ndërpritet pagesa e ulur e ushtarakëve në rezervë dhe të hiqet debiti që Insituti i Sigurimeve Shoqërore pa të drejtë u ka vendosur atyre. Në bazë të aktit ISSH bën llogaritjen e pensioneve, ua ul atë me një masë të konsiderueshme, por duke qënë se akti normativ ka nisur aplikimin një vit më parë, këtë diferencë ua mbajnë si debit atyre që e kanë marrë përpara se të hynte në fuqi Akti Normativ.
 
Keni pasur deri më tani ndonjë kontakt me kryeministrin....?
Akoma nuk kemi pasur ndonjë kontakt me kryeministrin Edi Rama, jemi në traktativa dhe bisedime dhe presim së shpejti që të fillojmë diskutimet në mënyrë të detajuar, në mënyrë që të shfuqizohet akti normativ dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme ligji për pensionet suplementare për ushtarakët në rezervë.
 
Sa ushtarakë përfitojnë nga ky shfuqizim i aktit normativ?
Përfitojnë afërsisht 7500 ushtarakë në rezervë. Ata që janë shpallur debitorë dhe që duhet të kthejnë paratë e marra në bazë të ligjit të vjetër, janë afër 3 mijë veta. Nëse vijon me këtë ritëm që të penalizohen, atëherë ky kontigjent rriten më shumë.
 
Përfituesit

“Përfitojnë afërisht 7500 ushtarakë në rezervë. Ata që janë shpallur debitorë dhe që duhet të kthejnë paratë e marra në bazë të ligjit të vjetër, janë afër 3 mijë veta. Nëse vijon me këtë ritëm që të penalizohen atëherë ata rriten më shumë”.

Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë