Pensionet, Veliaj: Ndryshime në 3
kategori, rritet mosha për zyrtarët

Pensionet, Veliaj: Ndryshime në 3<br />kategori, rritet mosha për zyrtarët
TIRANE - Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, paraqitit para deputetëve në Komsionin e Ekonomisë ndryshimet në ligjin “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, propozuar nga qeveria. Sipas ministrit Veliaj nuk do të preken të drejtat e fituara, por zyrtarët nuk mund të dalin në pension në 55 vjeç, ndërkohë që qytetarët e tjera dalin në një moshë më të lartë.

“Këto ndryshime mund të përmblidhen në tre kategori kryesore: Së pari ato synojnë harmonizimin e efekteve financiare të skemës. Së dyti synojnë të rregullojnë më mirë trajtimin financiar të funksioneve dhe detyrave të krahasueshme; Së treti të bëjnë disa rregullime teknike, referuar disa problemeve që kanë dalë gjatë zbatimit të këtij ligji në praktikë.

Dëshiroj t’ju sqaroj se dhe ndryshimi i këtij ligji do të bëhet duke zbatuar të njëjtin parim, që ka ndjekur e gjithë reforma e sistemit të pensioneve, pra parimi që të drejtat e fituara nuk preken. Ndryshim thelbësor që sjell ky ligj është rritja e moshës për daljen në pension të funksionarëve të lartë nga 55 në 60 vjeç”, - tha Veliaj para deputetëve.
 
Debatet
Diksutimet për ligjin për pensionete zyrtarëve nuk kanë kaluar pa debate mes deuptetëve. Deputeti i Partisë Demokratike Sherefedin Shehu akuzoi qeverinë se po rrit moshën dhe kontributin me 1% për zyrtarët e lartë, por po rrit dhe pensionin  e tyre, duke ulur atë të qytetarëve.

Kjo deklaratë ka sjellë dhe reagimin ashpër të Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe. “Si nuk e kupton që je bërë i tepërt në këtë komision’, - iu drejtua Braçe deputetit të PD-s, Sherefedin Shehu. Edhe ministri Erion velaij kundërshtoi deklarat e deputetit të PD-s, duke theksuar se projektligji ka për qëllim që deputetët të dalin në pension njësoj si qytetarët e tjerë. Projektligji është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës.
 
Projektligji
Në projektligjin e propozuar nga qeveria përcaktohet gjithashtu se duke filluar nga data 1.1.2032, mosha e përfitimit rritet me nga 6 muaj për çdo vit, deri në arritjen e moshës 63 vjeç. Masa e pensionit shtetëror suplementar për presidentin, kryetarin e kuvendit dhe kryeministrin do të jetë 25 % e pagës referuese, edhe nëse periudha e shërbimit është më e vogël se dy vjet, dhe 5 % më shumë për çdo vit shërbimi mbi dy vjet. Ndërsa për zyrtarët e tjerë që bëjnë pjesë po në grupin e parë kjo masë do të jetë 25% e pagës referuese për 2 vjet shërbim dhe 5 % më shumë për çdo vit shërbim mbi këto 2 vjet.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Këto janë ditë që sjellin besim në dashuri... horoskopi për sot

Këto janë ditë që sjellin besim në dashuri... horoskopi për sot