Posta Shqiptare njoftoi se do të kompensojë për muajin dhjetor 2014 pensionistët e ShushicëS në Vlorë, të cilët pretendojnë për vjedhjen e pensionit të tyre nga ana e një punonjësi të postës. Sipas Postës, në dhjetor të vitit 2014, disa pensionistë deklaruan se nuk kishin marrë pensionin e muajit dhe se punonjësi i postës u kishte falsifikuar firmat. Për këtë rast është shkarkuar nga detyra Arjanit Kojdheli, ish punonjës i postës dhe Drejtoresha e Filialit të Vlorës në atë kohë, Ramona Jaho. “Çdo pensionist do të kompensohet, duke paraqitur pranë Filailit të Postës Vlorë një deklaratë noteriale”, njofton Posta.
/Shqiptarja.com







