Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë protestë te Kryeministria: Hiqni dorë nga korrupsioni, që të na rritet pensioni!

Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë protestë te Kryeministria: Hiqni dorë nga korrupsioni, që të na rritet pensioni!

Protesta e sotme e pensionistëve

Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë zhvilluan sot (12 Nëntor) protestën e radhës para Kryeministrisë në lidhje me indeksimin dhe nivelin e pensioneve.

Njëzëri ata akuzuan qeverinë për nivele të ulëta pagesa krahasuar me vendet e rajonit dhe kërkuan rritjen e pensioneve. Ata thanë se pensioni nuk u del as për ilaçe e ushqimet e shportës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion e vjedhje.

Me pankarta si “Punë një jetë, pensioni në dietë” apo “Hiqni dorë nga korrupsioni, të na rritet pensioni”, pensionistët kanë bërë thirrje për t’u bashkuar.

“Me 200 mijë lekë çfarë do bëjmë? Pensionistët janë të parët në votime dhe të parët në detyrime. Ku është Kontrolli i Shtetit, ku janë sindikatat që nuk ndjehen fare. Shtresa e tretë ka vuajtur në kohën e Enverit dhe të Hitlerit. Na iku Enveri, erdhi Hitleri. Ku jeni o shqiptarë, fëmijët tanë të vijnë të votojnë për ta hedhur këtë”, tha një e moshuar.

“Pensioni social 500 euro. Ky na do vetëm votën. Vërtetë na ka gjunjëzuar nga ana ekonomike, na ka bërë me oksigjen, por ama ditën e votimit ta çojmë këtë në oksigjen, t’ia heqim tubat këtij. Më keq se sot nuk do bëhemi. Të mblidhemi dhe ta rrëzojmë me votën”, u shpreh një tjetër pensionist.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/11/2024 23:47

    /FREDI/,minatoret i perzune politikanet,kjo eshte e vertete,por ama perzune politikane qe i provuan,i testuan e s'u dolen gje.Politikanet duhen sepse jane ata qe bejne politikat sociale,ekonomike e financiare.Nese dhe /Levizja Bashke/ del kallp e nuk mban premtimet po te vije ne pushtet,heret a vone do t'a kete vendin ne koshin e politikes si te tjere qe kane premtuar e zhgenjyer.

    Përgjigju
  • fredi: 12/11/2024 14:52

    Këto protesta që bashkëpunojnë me politikën janë të pa besueshme,merni shembull nga protesta e minatorëve që i përzunë politikanët.

    Përgjigju
    • @Fredi: 12/11/2024 17:29

      @Fredi, ka hallin e politikès,,mos ti preket krietari. A kanè bukè tè hanè kèta pensionistè apo jo,,,kjo nuk èshtè temè debati pèr tè. Amanet mushkat @Fredi.

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese, kryetarja Holta Zaçaj thërret Mbledhjen e Gjyqtarëve për deklarimin e përfundimit të mandatit të saj

Gjykata Kushtetuese, kryetarja Holta Zaçaj thërret Mbledhjen e Gjyqtarëve për deklarimin e përfundimit të mandatit të saj