Ndryshon për herë të gjashtë buxheti 2021! Pensionistët do të marrin shpërblim 5 mijë lekë për festat e fundivitit

Ndryshon për herë të gjashtë buxheti 2021! Pensionistët do të marrin shpërblim 5 mijë lekë për festat e fundivitit

Foto ilustruese

TIRANË- Edhe këtë vit, pensionistët do të marrin shpërblimin për festat e fundvitit, i kthyer traditë prej vitesh. 683 mijë pensionistë do të marrin bonusin në vlerën e 5 mijë lekëve. Në aktin normativ të publikuar në fletoren zyrtare, specifikohet se fondi që do të vendoset në dispozicion të bonusit për pensionistët është 3.5 miliardë lekë.

Sa i takon vitit të ardhshëm nuk do të jetë më dilema e masës së shpërblimit, pasi është e caktuar që në projektligjin fillestar të projektbuxhetit të vitit 2022. 

Ndërkohë, Qeveria ka vendosur të rishikojë për herë të gjashtë Buxhetin e Shtetit ku ka rritur pritshmëritë për të ardhurat me 18.2 miliardë lekë.

Të ardhurat ishin në vlerën e 489,526 lekë, në aktin e fundit normativ kanë arritur në 507,727 miliardë lekë. Ndërsa shpenzimet parashikohet të arrijnë në fund të dhjetorit në 628,269 miliardë lekë, nga 610,069 miliardë lekë që pritej deri tani.

Akti Normativ botuar në Fletoren Zyrtare për ndryshimin e buxhetit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë