Pensionistët kryefamiljarë përjashtohen nga taksa e ndërtesës! Çfarë duhet të dini

Pensionistët kryefamiljarë përjashtohen nga taksa e ndërtesës! Çfarë duhet të dini

Të gjithë pensionistët kryefamiljarë përjashtohen nga taksa e ndërtesës. Në një postim ne rrjetet sociale, Ujësjellës-Kanalizime i Tiranës sqaron procedurat që duhet të ndjekin nëse nuk është përjashtuar nga taksa e ndërtesës. Sipas UKT, referuar nenit 22 pika 6 e Ligjit nr.9632, date 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore" i ndryshuar, përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategoritë si vijon:

- pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale
- ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre
- ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetëm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë
- ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

Ndaj për t'u përjashtuar nga taksa, pensionisti duhet të aplikojë pranë njësisë përkatëse administrative, duke paraqitur:
1. Librezë uji ose Faturë uji
2. ID (Kartë Identiteti)
3. Librezë pensioni

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë