Në Fier pensionistët ishin ndarë në dy qëndrime, ku disa u shfaqën të lumtur e falenderues për bonusin.
Të tjerë të moshuar thonë se këto para nuk u shërbejnë aspak në kohën kur çmimet rriten nga dita në ditë.
Lëmoshë nga qeveria e konsideruan një pjesë e pensionistëve të Beratit bonusin prej 5 mijë lekësh, në një kohëe që sipas tyre shpenzimet janë të mëdha dhe me vëzhtirësi përballojnë jetesën.
Një pjesë e pensionistëve e konsiderojnë dhënien e këtij shpërbimi si pjesë të fushatës elektorale, ndërsa të tjerë e konsiderojnë zgjidhje për momentin, duke ngritur sërish problemin e rritjes së pensioneve.
Për 675 mijë pensionistë shqiptarë, veç bonusit do t’iu indeksohet pensioni në masën 3.3 %.