Nga muaji korrik nis indeksimi i pensioneve që sipas vendimit të qeverisë këtë vit do të jetë me 2.7%. Indeksimi u afrua për në muajin korrik për shkak të rritjes së inflacionit ndikuar edhe prej luftës në Lindjen e Mesme dhe do të përfitojnë rreth 900 mijë qytetarw. Me këtë indeksim pensionet urbane rriten me 543 lekë në muaj, ndërsa ato rurale me 320 lekë.  

***

Nga 1 korriku pensionet do të indeksohen me 2.7%. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë dhe parashikon amortizimin e kostove të rritura për pensionistët si pasojë e inflacionit të lartë, sidomos gjatë këtij viti.

“Nga indeksimi do të përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, pensionet e veçanta apo përfitimet e barrëlindjes etj, në total përfitojnë afro 900 mijë qytetar”, tha Ibrahimaj.

Indeksimi konsiderohet kompensim për çmimet e rritura, sidomos gjatë këtij viti ku inflacioni ka kapërcyer 3% për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, që solli menjëherë shtrenjtim të karburantit dhe të produkteve të tjera edhe në Shqipëri. Kjo ishte edhe arsye e indeksimit të pensioneve në korrik dhe jo në muaj tetor, siç ishte bërë traditë prej disa vitesh.

Me këtë indeksim prej 2.7% që është 0.2% më i lartë se ai i tetorit të vitit të kaluar (2.5%), pensionet urbane të pleqërisë shtohen mesatarisht me rreth 543 lekë në muaj, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2025-ës ishte 20,123 lekë.

Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 320 lekë, pasi pensioni mesatar rural në fund të vitit të kaluar ishte 11,878 lekë. Praktikisht me këtë indeksim pensioni urban shkon në 20,666 lekë, dhe ai rural në 12,107 lekë.