TIRANE- Shpërblimi prej 2000 lekësh i dhënë nga qeveria për pensionistët, i ka lënë të pakënaqur ata. Ata shprehen se me këto çmime që rriten çdo ditë 2000 lekëshi shpërblim që do marrin, nuk u mjafton as për frutat që u duhen për ditët e festave.
Asije Gorezi një pensioniste rreth të 70-ve na thotë " 2000 lekëshi, që do marrim nga shpërblimi, nuk na mjafton as për të blerë gjysmën e gjelit. Çmimet rriten çdo ditë, as si gjithë ditët e tjera nuk është sepse ditët e tjera çmimet janë normale. Me 100 mijë lekë pension që marr unë nuk më del as për të paguar ujë dhe drita, jo më të blej gjelin që tani shkon 40-50 mijë lekë. Nuk paskemi punuar ne për të na thënë qeveria një shpërblim më të madh.". Por, ka edhe nga ata pensionistë që e quajnë shpërblimin e qeverisë lëmoshë " 2000 lekëshi që do marrim nuk na del as për të blerë fruta. Më mirë të mos na i kishin dhënë fare. Ky shpërblim është si lëmoshë për ne" na thotë Feruze Sula.
Pensionistët ankohen së shpërblimi për festat e fundvitit çdo vit sa vjen dhe behët më i ulët. Ndërsa dy vitet e fundit ata nuk kanë marrë asnjë shpërblim sa do i vogël "Shpërblimet për Vitin e Ri, sa vijnë e i ulin. Bën vaki që vitin tjetër në vend që të na i japin do na mbajnë ndonjë lek nga pensioni" na ankohet një pensioniste. Përveç fakti që duhet të marrin një shpërblim që nuk u mjafton as për të blerë ushqimet e shportës, ata duhet që të presin edhe në radhë për të marrë këtë shpërblim simbolik. " Mbi 500 mijë pensionistë mezi presin shpërblimin e qeverisë, ndërsa ata tallen me ne duke na dhënë 20 mijë lekë. Vetë qeveritarët i kalojnë festat në restorante luksoze ndërsa ne nuk i kemi lekët as të blejmë një gjel deti. Kjo është një fyerje për dinjitetin tonë. Me këtë shumë që na ka dhënë ata nuk e kanë vlerësuar fare punë tonë që kemi bërë për kaq vite" na ankohet një pensionist.
Çfarë mund të blesh me 2000 lekë
Sheqer 1 kilogram blihet me 112 lekë
Oriz 1 kilogram blihet me 150 lekë
Makarona 1 kilogram blihet me165 lekë
Qumësht 1 litër blihet me 120 lekë
Vezë 10 kokrra blihet me 160 lekë
Kafe 100 gram blihet me 120 lekë
Miell 1 kilogram blihet me 99 lekë
Fasule 1 kilogram blihet me 300 lekë
Molla 1 kilogram blihet me 100 lekë
Patatet 1 kilogram blihet me 80 lekë
Domate 1 kilogram blihet me 100 lekë
Portokalle 1 kilogram blihet me 120 lekë
Mandarina 1 kilogram blihet me 120 lekë
Vaj 1 litër blihet me 202 lekë
Qepë 1kilogram blihet me 50 lekë
Totali i blerjes : 1998 lekë
(sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com