/ATSH-Z.Tosku/-Pas heqjes së fashës prej 300 kilovatësh për pensionistët, të cilëve u ishte premtuar marrja e dëmshpërblimit, duket se këta të fundit po hasin shumë vështirësi.
Pensionistët shprehen se kanë muaj të tërë që çojnë dokumentacionin, por nuk kanë përfituar deri më tani.
Nderkohe, në një prononcim për gazetën Shqip, nëndrejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini, thekson se pensionistët që jetojnë në fshat nuk përfitojnë nga dëmshpërblimi.
"Nuk ka kompensim për ta, pasi banorët e fshatit kanë marrë tokë sipas ligjit nga shpërndarja e tokave të fermës dhe nuk mund të qëndrojmë në dy këmbë. Kur duam të paguajmë kontribute dhe të favorizohemi si fshatarë duke paguar në nivele të vogla, atëherë të themi që jemi fshatarë e që kemi tokë. Kur duam të marrim kompensimet themi që nuk jemi fshatarë. Pra, vendimi i qeverisë e ka të përcaktuar qartë këtë çështje dhe sipas vendimit, janë këta që përfitojnë dhe jo fshatarët në Kashar", nënvizon Emini.
Përpos kësaj, ai ka deklaruar se të gjithë personat që plotësojnë kushtet të paraqiten pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të plotësuar një deklaratë dhe më pas përcaktohet nëse janë përfitues apo jo.
Ai ka nënvizuar se të moshuarit po drejtohen çdo ditë pranë zyrave të ISSH-së në kërkim të një përgjigjeje në lidhje me situatën e krijuar. Ata pohojnë se duan të marrin atë që u takon me ligj, ndonëse bëhet fjalë për një shumë simbolike, rreth 650 lekë në muaj. Qytetarët kanë afat deri në fund të muajit qershor për të plotësuar dokumentacionin që i bën përfitues të kompensimit të energjisë elektrike.
/Shqiptarja.com