Pensionistja në Lezhë e apasionuar pas leximit: Doja të vazhdoja shkollën, por më fejuan që 9-vjeç! Librat më zgjasin jetën

LEZHË- Biblioteka "Gjergj Fishta" në Lezhë është vendi më i preferuar për Pashke Tokrrin. Rrallë sheh në rrugët e këtij qyteti një grua me të bardha, veshjen tradicionale të Mirditës.

Ajo ngjit çdo ditë këto shkallë edhe pse tashmë i kam mbushur 71-vjeç. Pashke Tokrri është e pasionuar pas librave dhe 2 orë në ditë i kalon në bibliotekë. 

71-vjeçarja ka kryer vetëm arsimin bazë, pasi e kanë martuar në moshë të re. Pasionin për leximin ia ka injektuar mësuesi i letërsisë, në fshatin ku u martua. 

"Kur kam mbaruar klasën e shtatë, vëllai  ishte në Pukë dhe ai lexonte shumë libra dhe më jepte dhe mua të lexoj, nisa të lexoj dhe pas 2 vjetësh u martova. Në fshatin Vrrenj ishte një mësues letërsie nga Tirana, kishte bërë një bibliotekë të madhe dhe fillova të i merrja, lexoja natën, një ditë shiu që nuk isha në punë, u përkushtova shumë, pastaj më caktuan rojë depoje. Aty kisha kohë boll dhe vetëm lexoja", rrëfen ajo.

I ka mbetur peng ndërprerja e shkollës, dhe jo ma dhimbje kujton fejesën në moshën 9 vjeçe.

" Unë kam dashur të ndiqja shkollën, por fanatizmi ka qenë në kulmin e kulmeve, jam fejuar në moshën 9-vjeçe, ndjej dhimbje në shpirt kur e them sepse isha krejt e mitur, nuk e dija se për ça më kishin ardhur miqtë në shtëpi, burri im ka qenë 13 vjeç unë 9 vjeçe. Me thënë të drejtën ndjej shumë kënaqësi, më kalon mërzitjen, kuptoj diçka", shprehet për mikrofonin e Report Tv Pashkja.

Pavarësisht jetës jo të lehtë dhe problemeve shëndetësore Pashke Tokrri, rrëfen për Report Tv se librat nuk i ka hequr asnjëherë nga duart.  Ajo ka dhe një apel për të rinjtë!

"Me thënë të drejtën, telefona, interneti i ka marrë pak mendsh të rinjve, ato duhet të jenë më të lidhur me librin, me shoqërinë, ndodh shpeshh që as nuk të thotë "si je". Libri është jetë, është pasqyrë, është ditur", tha ajo. 

Adhuruese e  Fishtës, Naim Frashërit, Mjedës, Pashko Vasës Pashkja është një nga lexueset më të mira ndaj është vlerësuar dhe me certifikatë mirënjohje nga biblioteka. Për Fishtën ka thurur disa vargje që i ndan me lexuesit e Report TV.

"O i madhi Gjergj Fishta

bekuar të qoftë mendja

me duar e me gishta..."

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KritikAbsolut: 16/05/2021 10:52

    Duket qe biblioteka e Lezhes eshte komplet pa funksion dhe pa lexues qekur 10 librat rrine per reklame ne kembe dhe jo ne sirtare per lexuesit. Eshte per te ardhur keq me te tilla intervista ideologjike me mentalitetin e viteve 70

    Përgjigju
  • Iris: 16/05/2021 01:41

    Nje burrneshe dhe nje zonje e vertete.Shpresoj qe t'ua kesh trasheguar dhe femijeve pasionin per librat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin