Vendimi i qeverisë për të shtyrë pagesën e qirave me dy muaj për tre kategori personash është diskutuar gjerësisht në emisionin e mëngjesit “Shtypi I ditës dhe ju” në Report Tv.  Qytetarët kanë qenë të ndarë në mendime por një pensioniste qiradhënëse telefonoi në program dhe bëri një deklaratë surprizë.

Ajo sqaroi se kishte marrë që më herët vendim që qiramarrësit të saj të mos I kërkonte pagesë.

Për zonjën pensioniste është turp që njerëzit thonë “s’kemi bukë të hamë” ndërsa shton se me kursimet nga pensioni I saj dhe I bashkëshortit ka siguruar edhe të ardhmen.