SHBA- Dy zarfa, njëri drejtuar sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis, i cili po udhëton në Evropë këtë javë dhe tjetri drejtuar oficerit më të lartë të Marinës, Admiral John Richardson kanë mbërritur në Pentagon.
Zarfet kishin brenda tyre përmbajtje ricine, helm që nxirret nga kastori dhe që është gjërësisht shumë i përdorur nga terroristët.
Ricina mund të shkaktojë vdekjen brenda 36-72 orësh nga ekspozimi ndaj një sasie mjaft të vogël, sa një majë gjilpëre dhe kundër saj nuk ekziston ndonjë lloj antidote.
Sipas Departamentit të zjarrfikësve në Houston, dy persona u dërguan në spital pasi ishin ekspozuar ndaj substancës helmuese.
Komento