Grupi ekstremist i Shetit Islamik ISIS po humbet territore ne Irak. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren. Në deklaratën e tij, ai bëri të ditur se ISIS ka humbur kontrollin ndaj pothuajse 17 mijë kilometrave katrorë në Irak, pas disa muajve të sulmeve ajrore të kryera nga forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe ofensivës së forcave të Irakut.

Zëdhënësi i Pentagonit, theksoi gjithashtu se linjat e frontit të territorit, që mbahet nën kontroll nga ana e militantëve të ISIS janë shtyrë më tej në jug dhe në perëndim të Irakut.

Sipas tij, forcat e sigurisë së Irakut dhe sulmet ajrore të koalicionit kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj militantëve të Shtetit Islamik dhe se grupi tashmë po tërhiqet pas. Momentalisht militantët kanë ende nën kontroll një territor të gjërë që shtrihet nga perëndimi dhe jugu i rajonit Sinxhar, e deri në Mosul dhe Baixhi.

Më tej, Koloneli Ëarren tha se luftëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, e kanë mbajtur ndikimin e tyre në terren në Siri, meqë derisa kanë humbur territore rreth qytetit Kobani, kanë fituar terren rreth Homsit dhe Damaskut.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)