Përafërsisht 140 ushtarë amerikanë janë plagosur që nga fillimi i operacioneve ushtarake kundër Iranit.
Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, duke specifikuar se tetë prej tyre janë plagosur rëndë.
"Që nga fillimi i Operacionit Epic Fury, afërsisht 140 anëtarë të shërbimit amerikan janë plagosur në 10 ditë sulmesh të vazhdueshme", tha Parnell në një deklaratë të raportuar nga CNN.
"Shumica dërrmuese e lëndimeve kanë qenë të lehta dhe 108 ushtarë janë rikthyer tashmë në detyrë. Tetë anëtarë të shërbimit mbeten të plagosur rëndë dhe po marrin kujdesin më të mirë mjekësor", shtoi ai.
Kujtojmë se shtatë anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan janë vrarë deri më sot gjatë luftimeve në Iran.
Lajmi kryesor:
Irani/ Pentagoni: Që nga fillimi i luftës janë plagosur 140 ushtarë amerikanë! Mister mbi minat në Ngushticën e Hormuzit, Trump: I kemi shkatërruar






