Pentagoni teston një raketë me rreze të mesme. Kremlini: Përshkallëzim ushtarak (VIDEO)

Të dielën, ushtria amerikane kreu një test fluturimi të një rakete lundrimi konvencionale të nisur në bregdet në perëndim të SHBA. 

Për testin e kryer në ishullin San Nicolas në Kaliforni, Pentagoni tha se "raketa provë e goditi objektivin e saj me precizion pas më shumë se 500 kilometra fluturim". 

Zyrtarët e Pentagonit theksuan gjithashtu se raketa ishte krijuar për të mbartur një ngarkesë konvencionale jo-bërthamore dhe se "të dhënat e mbledhura nga ky test do të jenë në gjendje t'i japin Departamentit të Mbrojtjes detaje të aftësive të raketave me rreze të mesme veprimi.”

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Traktati i Forcës Bërthamore me rreze të mesme me Moskën në fillim të këtij muaji pas shumë vitesh akuzash të ndërsjellta, duke i dhënë fund paktit të kontrollit të armëve që kufizoi zhvillimin e raketave tokësore me një interval midis 500 dhe 5,500 kilometrash.

Lajmi i testimit të raketës u dha disa minuta pas deklaratës në të cilën Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk do të vendosë raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme në ato rajone të botës ku nuk do të ketë armë amerikane.
“Përsa i përket raketave bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, ne nuk do ti vendosim ato në mënyrë të njëanshme. Nëse këto sisteme sulmi do të vendosen nga Shtetet e Bashkuara, edhe ne do ta bëjmë atë"- tha kreu i Kremlin gjatë një takimi me Presidentin francez Emanuel Macron në fortesën Brégançon

nNdërkohë ka reaguar edhe zëvendësminitri rus i Punëve të Jashtme, Sergueï Riabkov, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve: “Ne shprehim keqardhje për gjithë këtë. SHBA-ja po merr në mënyrë flagrante rrugën drejt një përshkallëzimi të tensioneve ushtarake, por ne nuk do të biem preh e këtij provokimi”

Sipas Riabkov, afati shumë i  shkurtër që iu desh SHBA-së për të kryer me sukses testin e kësaj rakete të re pas përfundimit të traktatit INF tregon që Uashingtoni është përgatitur kohë më parë për përfundimin e këtij traktati të nënshkruar mes dy vendeve.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)