Pentagoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të forcave speciale për të mbrojtur ambasadën amerikane në Kiev.
"Ne po shqyrtojmë kushtet e sigurisë të zyrës diplomatike në Ukrainë por asnjë vendim nuk është marrë”, tha Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes , John Kirby për The Washington Post.
Propozimi nuk i është paraqitur ende presidentit amerikan Joe Biden, theksojnë burimet. Nëse do të merrej vendimi, prania e trupave amerikane në Ukrainë do të përshkallëzohej nga premtimi fillestar i Bidenit se asnjë ushtar amerikan nuk do të shkelte në Ukrainë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/Zelensky: Rikthimi i Krimesë do të kushtont qindra, mijëra vdekje! Burg përjetë për ushtarin e parë rus që kreu krime lufte









