Pentangoni do të mbajë hapur burgun e Guantanamos

Pentangoni do të mbajë hapur burgun e Guantanamos

Burgu i Gunatanamos

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të dërgojnë terroristë të dyshuar të kapur në fushat e betejës në objektin e tyre të paraburgimit në Gjirin Guantanamo, në Kubë, për aq kohë sa ata paraqesin një “kërcënim të vazhdueshëm, e të madh” për vendin.

Sipas Zërit të Amerikës zyrtarët e Pentagonit dërguan udhëzimin e përditësuar në Shtëpinë e Bardhë, duke mbështetur vendimin e Presidentit DonaldTrump për të ndryshuar kursin e administratës Obama dhe për të mbajtur të hapur burgun ushtarak amerikan.

I burgosuri i parë i larguar nga qendra e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos, që nga momenti kur Trump mori detyrën, është kthyer në Arabinë Saudite për të kryer pjesën e mbetur të një dënimi prej 13 vitesh.

AhmedMohammedal-Darbi pranoi se ishte fajtor para një gjykate ushtarake, në bazën amerikane në Kubë në vitin 2014, për akuzat lidhur me një sulm të al-Kaidës ndaj një cisterne franceze të naftës.

Al-Darbi pritet të kryejë pjesën tjetër të dënimit, rreth nëntë vjet, në një program rehabilitimi saudit, si pjesë e një marrëveshjeje në rastet e pranimit të fajësisë, që përfshin dhënien e dëshmive të gjera kundër të tjerëve që mbahen në Guantanamo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë