Pep Guardiola është drejt kalimit në Angli për t’ju bashkuar Manchester United, Sitit ose Çelsit.

E ndërsa në Spanjë dhe Itali, tekniku nuk preferon që të punojë, i vetmi opsion për të mbetet Anglia.

Të tre ekipet angleze janë venë në gjurmët e tij, por shanset për të afruar Guardiolën janë të Sitit dhe Çelsit.

Siti po kalon një moment të vështirë pas eleminimit nga kupa e Evropës dhe në kampionat nuk ka ecuri pozitive me një lojë shumë të lexueshme.

Sheikët janë gati që të tentojnë teknikun e ri, e njëjta gjë është edhe për Çelsin. Guardiola është ëndrra e vjetër e Abramovicit.

Ndërsa United për momentin duket se nuk do të heq dorë nga Ferguson, i cili pavarësisht se ka deklaruar disa herë se

do të largohet duket se një gjë të tillë nuk do ta bëjë të paktën edhe për dy ose tre edicione.

dylber balla