Është ende një mister, e ardhmja e trajnerit spanjoll Josep Guardiola. Disa javë më parë rinovimi mjaft i diskutuar i tij me ekipin e Barcelonës ishte shumë pranë por tashmë, pas dorëzimit në La Ligën spanjolle dhe eliminimit me një "abdikim" nga froni i Champions, kanë ndryshuar skenarët.
E ardhmja e Pep, mbetet për tu deshifruar në javët në vazhdim. "Kur të vendos se cfarë do të bëj, atëherë do ta merrni vesh të gjithë. Në ditët e ardhshme do të shohim. Do të takohem me presidentin Rosell dhe do të vendosim se cfarë do të bëjmë, dhe kush është më e mira" tha trajneri Guardiola.
Milan e Inter janë "në dritare" për të joshur menjëherë teknikun katalanas, që më shumë sesa paga, kërkon të largohet për një projekt fitues, dhe ku mund ti garantohet një ekip cilësor e merkato e madhe.
"Dhomat e zhveshjes" te Barcelona mbetën të mbyllura 1 orë pas eliminimit nga Chelsea dhe dikush mendoi për fjalimin e fundit të Guardiolës. Por ai ka shtyrë për më vonë vendimin mbi të ardhmen. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com